Ushtria izraelite futet në spitalin Nasser në jug të Gazës, ka të vdekur dhe plagosur

Ushtria izraelite është futur në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, ka njoftuar ushtria izraelite, duke theksuar se posedon informacione të besueshme se trupat e pengjeve izraelit mund të jenë atje, shkruan Reuters.
“Jemi duke kryer një operacion preciz të shpëtimit siç kemi bërë në të kaluarën, ku të dhënat nga inteligjenca tregojnë se mund të jenë duke u mbajtur trupat e pengjeve”, thuhet në kumtesë – duke mos specifikuar nëse bëhet fjalë për trupa të pajetë.
E nga ministria e Shëndetësisë në Gazë kanë konfirmuar se forcat izraelite janë futur në spital në jug të Gazës. Spitali Nasser është ndarë pothuajse në dysh që nga fillimi i luftës, transmeton Telegrafi.
Nga
Telegrafi
15/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































