LAJMI I FUNDIT:

Ushtria heq testet për virgjërinë në Indonezi

Ushtria heq testet për virgjërinë në Indonezi

Ushtria indoneziane deklaroi se nuk do të kryejë më testin “me dy gishta” për të provuar nëse gratë që duan t’u bashkohen forcave të armatosura janë të virgjëra.

Shefi i shtabit të ushtrisë indoneziane, gjenerali Andika Perkasa, njoftoi së fundi se ushtria nuk do të kryejë më teste virgjërie për gratë që bëjnë kërkesë për t’u bashkuar me forcat e armatosura. Fjala është për ekzaminimin me dy gishta që kryhet për të përcaktuar nëse himenet e aplikanteve femra ishin të paprekura.

Kjo praktikë e përdorur në të kaluarën nga ushtria për të përcaktuar moralin e rekruteve, ka kohë që dënohet nga grupet e të drejtave të cilët i quajtën teste të tilla degraduese dhe traumatike.

Njoftimi i shefit të ushtrisë u përshëndet nga aktivistet e të drejtave të grave dhe nga kadetet femra.

Por ka gjithashtu shqetësime se ky ndalim mund të mos zgjasë shumë pasi ushtria deri tani nuk ka lëshuar ende ndonjë urdhër për ta shpallur këtë vendim si të përhershëm.

Trauma vazhdon edhe pas shumë vitesh

Irawati Harsono, oficere veterane e policisë, e cila edhe vetë iu nënshtrua testit kur u regjistrua për t’u bërë oficere në vitin 1964, e përshëndeti vendimin.

“Sigurisht, jam mirënjohëse për vendimin edhe pse mendoj se vjen me shumë vonesë, sepse është absurde dhe qesharake të mendosh se sot e kësaj ditë dhe epokën tonë ekziston ende një test virgjërie për të përcaktuar nëse një femër pranohet ose jo në trupat e ushtrisë dhe të policisë”, tha ajo për DW.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka kërkuar vazhdimisht vendeve në mbarë botën që të ndalojnë testet e virgjërisë, duke thënë se ato janë joshkencore, të dëmshme dhe shkelje të të drejtave të grave dhe vajzave.

Prania e himenit nuk është tregues i besueshëm për marrëdhënie seksuale vaginale, e lëre më për qëndrimin moral të dikujt.

Megjithatë ky test është kryer në Indonezi për dekada, dhe zbatohej madje edhe për të fejuarat e ushtarëve si parakusht që ata të merrnin miratimin me shkrim të oficerëve të tyre komandues për t’u martuar.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori