Ushtria e Ukrainës çliron një fshat në rajonin e Donetskut, ngrit flamurin verdhë e blu në një objekt


Forcat e Armatosura të Ukrainës raportohet se kanë çliruar fshatin Blahodatne në rajonin e Donetskut.
Sipas pamjeve të cilat po shpërndahen me të madhe në rrjet, ushtarët ukrainas janë parë duke ngritur flamurin ukrainas në një objekt, transmeton Telegrafi.
Për çlirimin e këtij fshati ka raportuar edhe këshilltari i ministrisë së Punëve të Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko.
Përveç tjerash, ka raporte edhe për sukseset e Forcave të Armatosura të Ukrainës në fshatrat sikurse Lobkove, Levadnoe dhe Neskuchnoe.
Lajmet vijnë derisa Ukraina ka nisur tashmë kundërofensivën e saj të shumëpritur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































