Në një raport të publikuar së fundmi nga ish-kreu i gjigandit Google, Eric Schmidt, thuhet se presidenti Joe Biden kërkon që Amerika të jetë “e gatshme me inteligjencën artificiale deri në 2025” për të qenë të përgatitur për kërcënime të mundshme nga Kina apo Rusia, raporton e përditshmja britanike DailyMail.
Kjo do të thotë se SHBA brenda katër viteve do të dislokojë në misione robotë vrasës autonomë, me inteligjencë të plotë artificiale, pasi Schmidt paralajmëron se superfuqitë aziatike nuk mund të ndalohen në prodhimin e tyre të makinerive autonome të luftës, sipas garës natyrale të armatimeve mes superfuqive, të nisur që prej Revolucionit Industrial.
Në raportin e tij ai thotë se zotimet e Rusisë e Kinës ndaj marrëveshjeve globale të kufizimit të armatimeve, me shumë gjasa do të jenë premtime boshe.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka bërë thirrje për ndalimin e makinerive autonome të luftës që prej vitit 2018.
Kjo sepse studiuesit besojnë se “makineritë do të kenë mundesi të vendosin vetë për marrjen e jetëve të njerëzve dhe kjo është moralisht e përçmueshme, prandaj duhet të ndalohet me ligj ndërkombëtar”.
Profesor Noel Sharkey, zëdhënës i fushatës Për Ndalimin e Robotëve Vrasës, e quajti raportin “shokues e tmerrues”.
Ai tha për rrjetin BBC: “Shkencëtarët më të vjetër të inteligjencës artificiale kanë paralajmëruar kanë paralajmëruar për pasoja të tmerrshme për njerëzimin, dhe megjithatë planet e tyre vazhdojnë. Kjo do të sjellë krime lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar”.
Administrata SHBA i bën thirrje Kongresit për një investim $40milairdë për të “zgjeruar e demokratizuar programin federal të inteligjencës artificiale, për të kompensuar deficitin alarmues të talenteve, në mënyrë që vendi të jete i gatshëm me programin deri në 2025”. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre