LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Maqedonisë e gatshmë për krizën me refugjatët

Ushtria e Maqedonisë e gatshmë për krizën me refugjatët

Sot Ushtria e Maqedonisë ka ushtruar trajnime të reja lidhur me kriza të mundshme me emigrantët dhe refugjatët që dita ditës pritet të kalojnë nëpër Maqedoni dhe të shtegëtojnë nëpër Evropë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Përballja me grupe të mëdha të njerëzve dhe ruajtja e kufinjve” ishte titulli i ushtrimit të realizuar në qendrën ushtarake në Tetovë.


Ushtrimet kanë patur skenar të bërë më herët nga gjeneralë të ushtrisë.

Nga Ushtria e Maqedonisë thonë se nuk do të ushtrojnë dhunë mbi emigrantët si vitet e kaluara dhe nuk do të reagojnë me armë e as me shkopinj gome. /Telegrafi/