LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane rrëzon një objekt të dyshimtë që fluturonte mbi Alaskë

Ushtria amerikane rrëzon një objekt të dyshimtë që fluturonte mbi Alaskë

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidenti amerikan, Joe Biden urdhëroi ushtrinë të rrëzonte një “objekt të dyshimtë” që fluturonte mbi Alaskë.

“Departamenti i Mbrojtjes po gjurmonte një objekt që po fluturonte shumë lartë mbi hapësirën ajrore të Alaskës”, u tha gazetarëve koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby, kur u pyet për thashethemet për një tjetër balonë të dyshuar spiune kineze.


Objekti, tha Kirby, po fluturonte në një lartësi prej 12 kilometrave dhe “paraqiste kërcënim për sigurinë e fluturimit civil”, raporton cnn.

Është hera e dytë që brenda një jave aeroplanët luftarakë amerikanë rrëzojnë një objekt që fluturonte mbi hapësirën ajrore amerikane.

Kirby u tha gazetarëve se pasi u konstatua se objekti fluturonte pa pilot, ai përfundimisht u rrëzua.

SHBA thotë se balona kineze ishte në gjendje të mblidhte sinjale komunikimi
Lexo po ashtu SHBA thotë se balona kineze ishte në gjendje të mblidhte sinjale komunikimi

Objekti ishte “shumë, shumë më i vogël” se balona spiune kineze, tha Kirby, duke e krahasuar atë me “përafërsisht madhësinë e një veture të vogël”.

Ndryshe, balona e rrëzuar javën e kaluar raportohet se kishte madhësinë e tre autobusëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori