LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane bëhet me helikopterë të ri, do të zëvendësojë Apache dhe Black Hawk

Ushtria amerikane bëhet me helikopterë të ri, do të zëvendësojë Apache dhe Black Hawk

Ushtria amerikane ka marrë vendimin më të madh për helikopterët e saj në 40 vitet e fundit.

Ushtria zgjodhi kompaninë Bell Textron për partner i cili do të prodhojë gjeneratën e re të helikopterëve ushtarat, që do të ketë një dizajn shumë më ndryshe nga modelet Apache dhe Black Hawk, transmeton Telegrafi.


V-280 Valor është helikopteri më i ri, i cili do të duhej të futej në përdorim në vitin 2030 dhe do të zëvendësojë modelet e mëparshme që janë prodhuar në vitet e 70-ta.

Marrëveshja me kompaninë kap vlerën e 1.3 miliard dollarëve nëse arrin të realizojë të gjitha opsionet, e me këtë do të zëvendësohen 1.200 helikopterë Apache dhe 2.000 tjerë Black Hawk.

Bell Textron në fund do të fitonte rreth 70 miliardë dollarë në disa dekada, nëse arrin të “shet tërë kompletin” e helikopterëve të rinj. Kompania fitoi në garë ku merrnin opjesë edhe kompanitë tjera si Boeing dhe Sikorsky (Lockheed Martin).

Për dallim nga Apache tradicional që ka motor të madh në pjesën e përparme dhe një pjesë të gjatë të bishtit, V-280 ka helika që ndërrojnë lëvizin dhe motorë në fund të krahëve, duke i mundësuar të fluturojë vertikalisht, por edhe horizontalisht.

Bishti i tij në formën e shkronjë “V”, nuk ka helikë por duket më shumë me pjesën e pasme të aeroplanëve luftarakë. Dizajni është i ngjashëm me helikopterin V-22 Osprey, i cili prej vitesh përdoret nga forcat ajrore dhe marina amerikane.

Gjithashtu, V-280 dyfish më i shpejtë dhe ka dyfish rreze më të madh të veprimet sesa helikopterët Apache dhe Black Hawk. Është i dizajnuar për të fluturuar me shpejtësi prej 518 kilometra në orë, e rrezja e veprimit është 1.480 kilometra. Prototipi i tij pritet të hyjë në funksion në vitin 2025. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori