LAJMI I FUNDIT:

Ushtari ukrainas hedh në erë pozicionet ruse me RPG-in e tij

Ushtari ukrainas hedh në erë pozicionet ruse me RPG-in e tij

Ky është momenti kur një ushtar ukrainas hodhi në erë objektivat ruse me RPG-n e tij, sipas pamjeve të publikuara në internet.

Këto pamje publikuan nga Komanda e Forcave Mbështetëse të Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.


Siç shihet, ushtar i forcave ukrainase zuri pozicionin e tij në territorin e forcave kundërshtare përpara se të shtie drejt objektivave të largëta, një shpërthim i madh vërehet nga distanca pas sulmit.

Nuk dihet se në cilën zonë u xhiruan pamjet, por luftime të ashpra ka pasur në qytetin Bakhmut të Ukrainës prej se ka filluar lufta. /Telegrafi/