LAJMI I FUNDIT:

Ushtari britanik demonstroi fluturimin me ndihmën e pajisjes që ka 1,000 kuaj fuqi (Video)

Ushtari britanik demonstroi fluturimin me ndihmën e pajisjes që ka 1,000 kuaj fuqi (Video)

Fluturimi në dy metra lartësi dhe manovrimi nëpër pengesat e shumta të fushës së ushtrimeve – ky është ushtari i parë britanik në fluturim.

Me nga dy motorë të vendosur në të dy duart, Richard Browning duke si super-heroi Iron Man, por në fakt është pjesë e elitës së Royal Marine, transmeton Telegrafi.

Me beretën e famshme me ngjyrë të kaltër, ushtari 39-vjeçar ka kaluar me sukses demonstrimin e fluturimit me kostumin special, në bazën e sigurisë së lartë, nën komision e përbërë prej krerëve më të shquar ushtarak.


Derisa po përcillej me vëmendje, ai e vuri nën kontroll motorin me 1,000 kuaj fuqi dhe nisi fluturimin nëpër bazën që ndodhet në Devon të Angli.

Nëpërmjet ajrit prej presuar, ai lëvizi me afro 50 kilometra në orë në mënyrë horizontale. Me të qëndruar sipër një muri të lartë 2.5 metra, vazhdoi të fluturonte sërish dhe është kthyer së prapthi, në derën e hapur të një makine.

“Kjo është mënyra më e mirë, për t’i vënë në lëvizje trupat ushtarake, nëpër hapësirat me pellgje të thella ujërash. Veçanërisht, në evakuim dhe shpëtim në bregdete” ka thënë Browning.

Makina pritet të avancohet edhe më shumë, për të lëvizur sa më shkathët dhe të mundësojë ushtarëve, të jenë sa më të lirë në veprim. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Plazhi që duket sikur është mbuluar me gjak, fenomeni i pazakontë në Iran po tërheq vëmendjen e botës

Plazhi që duket sikur është mbuluar me gjak, fenomeni i pazakontë në Iran po tërheq vëmendjen e botës

Interesante
Mendoi se po kryen vjedhje pa e parë askush, hajnin në Londër e “tradhtojnë kamerat e Teslas

Mendoi se po kryen vjedhje pa e parë askush, hajnin në Londër e “tradhtojnë kamerat e Teslas

Fun
Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Kalo në kategori