LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët izraelitë po planifikojnë një sulm në një spital në jug të Gazës, pacientët duhet të ikin

Ushtarët izraelitë po planifikojnë një sulm në një spital në jug të Gazës, pacientët duhet të ikin

Mjekët dhe gazetarët ndërkombëtarë thonë se forcat izraelite po lëvizin drejt spitalit më të madh në Khan Younis, që do të thotë se pacientët dhe ata që kërkuan strehim brenda spitalit duhet të ikin.

Dhjetëra njerëz me batanije dhe dyshekë largohen nga kompleksi spitalor Al Nasser në jug të Gazës, transmeton Telegrafi.

Mjeku amerikan Thaer Ahmad, nga një ekip mjekësh amerikanë dhe britanikë nga OJQ-ja MedGlobal që punon në spital, i tha CNN se ushtria izraelite po afrohet.


“Spitali po dridhet dhe ka panik”, tha mjeku amerikan në një audio mesazh dërguar CNN nga spitali Al Nasser, ku në sfond dëgjohej zhurma e armëve.

Më herët, ushtria izraelite tha se Hamasi kishte kryer së fundmi një sulm ndaj Izraelit, duke pretenduar se sulmi ishte kryer nga brenda afërsisë së spitalit.

Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për shfrytëzimin e civilëve si mburoja njerëzore duke përdorur spitalet dhe zonat përreth si lokacione ushtarake.

Më herët, ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se faza intensive e ofensivës së tij ushtarake në Gaza do të përfundojë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori