LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e FSK-së ngjiten në majën Mont Blanc në lartësi 4810 metra

Ushtarët e FSK-së ngjiten në majën Mont Blanc në lartësi 4810 metra

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë arritur të ngjiten në majën më të lartë në Evropën Perëndimore, Mont Blanc.

Në njoftimin për media, ministria thotë se është krenare me këtë sukses të jashtëzakonshëm.


“Ushtarakët tanë përveç majave të suksesit në operacione arrijnë edhe majën më të lartë, Mont Blanc-un e famshëm. Pas disa ditë ecje tejet sfiduese, ushtarakët e FSK-së, Besart Ejupi, Arben Rexhepi, Fatmir Tahiri, Kushtrim Hyseni dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, dje pushtuan me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë në Evropën Perëndimore, në lartësi prej 4810 m”.

“Ky është sukses i madh i djemve tanë të cilët përveç me angazhimin vetëmohues e profesionalizimin e lartë në operacione ushtarake, na bëjnë shumë krenar edhe me këtë sukses të jashtëzakonshëm. Krenar me ju djema! Forca për sfidat e sukseset e radhës!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori