LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët amerikanë kryejnë patrullime në vijën kufitare në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë kryejnë patrullime në vijën kufitare në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë kryer një patrullë përgjatë vijës kufitare administrative në veri të Kosovës.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në postim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
​Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

​Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

Lajme
Mustafi reagon ndaj akuzave të Milivojeviq: Shqiptarët e Tërnocit nuk janë pjesë e dhunës në protestën studentore

Mustafi reagon ndaj akuzave të Milivojeviq: Shqiptarët e Tërnocit nuk janë pjesë e dhunës në protestën studentore

Lugina
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori