Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për gjatë qeverisjes së tij, i kanë kushtuar vëmendje dhe kanë bërë investime për ushtrinë.
Kurti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka dhënë disa detaje lidhur me Ushtrinë e Kosovës, teksa thotë se kanë rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, transmeton Telegrafi.
“Ministrisë së Mbrojtës iu ndanë 100 milionë euro buxhet për herë të parë në vitin 2021. Prej atëherë, minimumi është aq, kurse tavani sa vjen e ngritet. Për vitin 2023, buxheti për ushtrinë është 141 milionë euro, më shumë se dyfishim krahasuar me kohën kur morëm në drejtim qeverinë.
Kemi rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar”, thotë kryeministri.
Ai tutje ka deklaruar se kanë hequr kuzimin në numër të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e hapën atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç, ndërkaq lëndën “Edukim në Siguri’’ e kanë bërë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë.
“Në vitin 2021, Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëzbarkoi me ushtrinë amerikane në misionin e saj të parë paqeruajtës në Kuvajt. Për të vazhduar pastaj një vit pas me misionin bashkëzbarkues me ushtrinë britanike në ishujt Falkland. Kurse në fillim të këtij viti dëshmoi para botës përgatitjet dhe aftësitë e saja në misione të kërkim-shpëtimit kur në Turqi shpëtoi katër jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit shkatërrues atje”, shton mes tjerash ai.
Kurti po ashtu ka deklaruar se kanë thelluar edhe raportet me partnerët strategjik.
“Përmes marrëveshjeve të nënshkruara të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, gjatë këtyre dy vjet e gjysmë qeverisje, dhe plot tjera që janë drejt finalizimit, kemi thelluar edhe më tej raportet me partnerë tanë strategjikë. E në Defender Europe 21 dhe 23 u rreshtuam krah për krah me aleatët tanë në ndërmarrjen më të madhe të ushtrimeve ushtarake në kontinentin e Evropës që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi ai.
Në fund të reagimit, Kurti ka shkruar “Me Forcën e Sigurisë, të sigurtë në mbrojtje të Republikës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit