LAJMI I FUNDIT:

Qëndroni larg ftohjes me këto ushqime që forcojnë sistemin tuaj imunitar

Qëndroni larg ftohjes me këto ushqime që forcojnë sistemin tuaj imunitar

Ngrënia e rregullt e një shumëllojshmërie ushqimesh me vlera ushqyese të pasura me vitamina dhe minerale, të tilla si agrumet, spinaqi, specat e kuq dhe xhenxhefili mund të ndihmojnë në rritjen e sistemit tuaj imunitar.

Të ushqyerit me ushqime të caktuara mund të ndihmojnë në mbajtjen e sistemit tuaj imunitar të fortë.

Këto janë ushqimet që forcojnë imunitetin tuaj.


Shumica e njerëzve iu drejtohen vitaminës C pasi janë ftohur. Kjo sepse ndihmon në ndërtimin e sistemit tuaj imunitar.

Vitamina C mendohet se rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë çelësi për të luftuar infeksionet.

Shumica e agrumeve janë të pasura me vitaminë C, ato përfshijnë: Portokallet, klementinat, mandarinat dhe limonët.

Specat e kuq

Specat e kuq përmbajnë po ashtu vitaminë C, ato janë gjithashtu një burim i pasur i beta-karotenit.

Përveç rritjes së sistemit tuaj imunitar, vitamina C mund t’ju ndihmojë të mbani lëkurë të shëndetshme. Beta-karoteni, të cilin trupi juaj e konverton në vitaminë A, ndihmon për të mbajtur sytë dhe lëkurën tuaj të shëndetshme.

Brokoli

Brokoli është i mbushur me vitamina dhe minerale. I mbushur me vitamina A, C dhe E, si dhe me fibra dhe shumë antioksidantë të tjerë, brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të vendosni në pjatën tuaj.

Çelësi për ta ruajtur vlerën ushqyese është ta gatuani sa më pak të jetë e mundur, ose më mirë akoma, aspak.

Studimi ka treguar se zierja e tyre është njëra prej mënyrave më të mira për të mbajtur më shumë lëndë ushqyese në ushqim.

Hudhra

Hudhra i jep shije ushqimit dhe është përdorur prej kohësh për qëllime mjekësore.

Qytetërimet e hershme e njohën vlerën e saj në luftimin e infeksioneve. Hudhra gjithashtu mund të ngadalësojë forcimin e arterieve dhe njerëzit e përdorin atë për të trajtuar presionin e lartë të gjakut.

Vetitë e saj për rritjen e imunitetit duket se vijnë nga një përqendrim i madh i përbërësve që përmbajnë squfur, si alicina.

Xhenxhefil

Xhenxhefili është një tjetër përbërës të cilit i drejtohen shumë pasi sëmuren. Xhenxhefili mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit, i cili mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes së fytit dhe sëmundjeve inflamatore. Mund të ndihmojë edhe me të përzierat.

Xhenxhefili gjithashtu mund të ulë dhimbjet kronike dhe madje mund të ketë veti për uljen e kolesterolit.

Spinaqi

Spinaqi jo vetëm që është i pasur me vitaminë C – ai është gjithashtu i mbushur me antioksidantë të shumtë dhe beta-karoten, të cilat mund të rrisin aftësinë e sistemit tonë imunitar për të luftuar infeksionet.

Ashtu si brokoli, spinaqi është më i shëndetshëm kur gatuhet sa më pak që të jetë e mundur, në mënyrë që të ruajë lëndët ushqyese. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Shëndetësi
Kalo në kategori