LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që duhet t’i shmangni nëse keni probleme me djegësimën në lukth

Urthi (djegësima në lukth) është një prej shqetësimeve më të shpeshta shëndetësore, problem me të cilin përballet një numër i madh i njerëzve, si të moshuar, ashtu edhe të rinj.

Zakonisht zhvillohet rreth një orë pas ushqimit – thonë ekspertët – ndërsa e shkakton ushqimi me pH 4.6 ose me të ultë, që është acidike.


Kjo nuk do të thotë se ato ushqime duhen shmangur tërësisht nga dieta, mirëpo duhet të konsumohen në sasi më të vogël – transmeton Pinkvilla.

(Foto: CDKitchen)

Ushqimet pikante dhe salca janë ato që duhen shmangur. Niveli i pH së tyre është 2.8 dhe shkakton irritim në mukozën e ezofagut. Konsumimi i madh i ushqimit djegës sjell deri te urthi dhe probleme me lukth.

Pijet që përmbajnë kafeinë, si kafja, çaji, pijet energjike janë të tharta dhe shkaktojnë refluks acidik (kthimin e përmbajtjes së lukthit në ezofag), rrjedhimisht edhe urth. Portokalli, grejpfruti, limoni dhe agrumet tjera, shkaktojnë irritim dhe pakëndshmëri në sistemin tretës.

(Foto: The Spruce Eats)

Nga ana tjetër, edhe pse njerëzit mendojnë se menta është e mirë për tretjen, konsumim i tepruar mund të shkaktojë refluks dhe urth.

Prandaj, shmangeni pirjen e përditshme të çajit të mentës. Po ashtu, nuk duhet të konsumoni secilën ditë domate dhe lëng të domates, sepse janë shumë acidikë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori