Usher: Brown do ta arrijë suksesin tim

Usher ka qenë vetëm 15-vjeçar kur e kishte lëshuar albumin e tij të parë në vitin 1994, ndërsa prej atëherë ka arritur një sukses të madh në karrierën muzikore.
Këngëtari i hitit “You Make Me Wanna”, është i bindur se 19-vjeçari, Brown, do të ndjekë hapat e tij dhe do të dominojë skenën e R&B.
“Kjo energji e re është e shkëlqyeshme për industrinë muzikore. Chris është një djalosh i cili vallëzon dhe këndon, gjë që është shumë e ngjashme me atë që kam bërë unë në moshën e tij. Nëse vazhdon në këtë mënyrë ai do të arrijë suksesin të cilin e kam arritur unë”, ka thënë 29-vjeçari, Usher.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































