Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka hapur ekspozitën “Profesionistët e së Ardhmes”. Në këtë ekspozitë janë paraqitur punimet e realizuara nga vetë studentët e Universitetit, në bashkëpunim me ndërmarrjet partnere. Projektet përfaqësojnë të gjitha fushat e studimit që ofrohen në UShAF.

Agron Bajraktari, Rektor i këtij universiteti, gjatë ceremonisë së hapjes ka thënë se ekspozita përmbledh punën shumë dimensionale të studentëve të universitetit dhe e pasqyron qartë duke i identifikuar me arsim cilësor, bashkëpunim me industrinë dhe ndërtim të kapaciteteve për tregun e punës.


https://Video

“Prezantimet që kemi këtu, janë rezultat i fillimit të mësimit të çdo studenti në universitetin tonë. Prezantimet përfshijnë tema nga më të ndryshme duke filluar me rregullimin e ambientit me motive të ngjarjeve, në rregullim të ambientit të trashëgimisë kulturore duke dëshmuar lidhjen e ngushtë mes traditës dhe zhvillimit bashkohor. Punimet janë realizuar edhe nga studentë të turizmit dhe ambientit. Pastaj ka punime nga druri dhe metali, produkte 3D, por edhe disajne të ndryshme të përgatitur nga studentët e fakulteteve të dizajnit, teknologjisë së drurit e të tjera”, ka thënë Bajraktari./Telegrafi/