LAJMI I FUNDIT:

USAID: Ligji për Gjykatën Komerciale do të përmirësojë besimin e sektorit privat dhe investitorëve të huaj

USAID: Ligji për Gjykatën Komerciale do të përmirësojë besimin e sektorit privat dhe investitorëve të huaj

Misioni i USAID në Kosovë ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale nga Kuvendi i Kosovës, të cilin e kanë mbështetur ata gjatë procesit.

Përmes një deklarate në Facebook, nga USAID kanë deklaruar se ky Ligj do të përmirësoj besimin e sektorit privat dhe investitorëve të huaj.

“Urime Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale me votë unanime! Miratimi i tij i shumëpritur, ligji themelon një gjykatë speciale për trajtimin e mosmarrëveshjeve të biznesit dhe do të përmirësojë besimin e sektorit privat dhe investitorëve të huaj në të bërit biznes në Kosovë. Aktiviteti ynë #CommercialJustice mbështeti Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin e ligjit përmes një procesi shumë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës që përfshinte gjyqësorin, ekspertë të ligjit tregtar, praktikues, akademikë dhe përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile”, thuhet në  publikimin e tyre.

Miratohet Ligji për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë dhe Ligji për Gjykatën Komerciale
Lexo po ashtu Miratohet Ligji për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë dhe Ligji për Gjykatën Komerciale

Me 74 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale. /Telegrafi/