Spanjolli është kualifikuar në raundin e katërt (1/8 e finales) të turneut US Open pas triumfit ndaj kroatit Ivan Dodig.

27-vjeçari ishte bindës në fitoren prej 6-4, 6-3, 6-3 dhe në raundin tjetër do të luajë ndaj gjermanit Philipp Kohlschreiber, i cili eliminoi amerikanin John Isner (6-4, 3-6, 7-5, 7-6).


Në të tetën e finales është kualifikuar edhe spanjolli tjetër, David Ferrer, i cili eliminoi kazakun Mikhail Kukushkin (6-4, 6-3, 4-6, 6-4). /Telegrafi/

telegrafi sport app