(Ditëlindja: 27 shtator 1976)
Francesco Totti më 27 shtator mbushi 31 vjet, dhe duket se mosha e tij nuk ndikon aspak në mënyrën e lojës së tij. Këto vargje do t’i kushtohen futbollistit më karizmatik italian të dekadës së fundit.
Totti ka prirje për të shënuar gola. Sezonin e kaluar ai shënoi 26 herë për Romën dhe u emërua jo vetëm si “capocannoniere”, që është çmim që i jepet golashënuesit më të mirë në Serie A, por ai fitoi edhe Këpucën e artë evropiane.
Ky sezon nuk ka ndryshime për kapitenin e Romës, pasi që ai deri tani ka shënuar katër gola në po aq ndeshje në Serie A. Dy golat spektakolar brenda gjashtë minutash kundër Juventusit, ishin një pasqyrim se çfarë mund tu shkaktojë sulmuesi italian kundërshtarëve.
Ai tashmë ka skicuar qëllimin e tij për këtë sezon dhe synon të fitojë që të dyja, skudeton dhe Ligën e Kampionëve. Francesco është vetëm katër gola larg të shënojë 200 për klubin e tij.
Afera e Tottit me ekipin kombëtar italian filloi kur ai ndihmoi ekipin të kualifikohet dhe të arrijë në finalen e Euro 2000 kundër Francës, ku ai u zgjodh lojtari i ndeshjes, pavarësisht se ishte në ekipin që u mposht. Kupa Botërore 2002 përfundoi me zhgënjim për Tottin, derisa sa ai u dërgua jashtë lojë në ndeshjen kundër Koresë Jugore.
Euro 2004 për Tottin po ashtu përfundoi para koha, pasi që u përjashtua për pështymje të mesfushorit danez, Christian Poulsen. Sidoqoftë ai ishte një prej lojtarëve kyç të azzurëve në Kupën Botërore 2006 në Gjermani. Totti mori pjesë në këtë garë me pllakëz metalike të vendosur në nyje, dhe luajti pjesën e tij, derisa Italia fitoi Kupën Botërore të vitit të kaluar.
Megjithatë, së fundi Totti është tërhequr nga futbolli në kombëtaren e tij, pasi që dëshiron të fokusohet më shumë në karrierë me klubin. Adhuruesit e tij u tërbuan pasi që nuk mund të pranonin faktin se, nuk do të mund të shihnin kapitenin e Romës në fanellën blu.
Një prej aspekteve më interesante të Tottit është mënyra se si ai feston pas shënimit të golave. Një kohë ai hoqi këmishën e tij dhe në një rast tjetër ka treguar shkrimin “6 (sei) Unica!”, që do të thotë “Je unike”, të cilën ia ka kushtuar gruas së tij, Ilary Blasi. Në një rast tjetër ai ka puthur unazën e tij dhe ka falënderuar Zotin. Fëmija i parë i Tottit, Cristian, u lind në 5 nëntor dhe që atëherë ai thith gishtin e madh si shenjë e dedikimit të golit për djalin e tij.
Totti ka dalë edhe me dy libra komikë, të cilat ishin “best seller” për një kohë të gjatë. Ai është edhe ambasador i Vullnetit të mirë në UNICEF. Është e pamundur ta imagjinosh Romën pa Tottin, pasi që i ka qëndruar besnik klubit, që nga dita kur ka filluar të luajë futboll profesional.
Futbollisti është po ashtu edhe një ikonë e modës për miliona adhurues rreth globit. Kjo është e shpeshtë madje edhe në vendet ku Serie A nuk përcillet, si Mumbai, ku djemtë preferojnë stil të flokëve të ngjashëm me të Tottit.
Totti së fundi po flitet si kandidat i mundshëm për të fituar Topin e artë, dhe lojtarët si De Rossi dhe Adrian Mutu, tashmë kanë përkrahur sulmuesin italian në për këtë shpërblim.
Nëse Totti e fiton Ballon’d Or, atëherë ai do të jetë lojtari i parë i Romës që e fiton çmimin më të lakmueshëm që nga zanafilla e tij, në vitin 1956.
Urime ditëlindjen Francesco Totti!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit – Guardiola flet për të ardhmen e tij

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit