LAJMI I FUNDIT:

Urë e re në Vardar, mes Aerodromit dhe Gazi Babës në Shkup

Urë e re në Vardar, mes Aerodromit dhe Gazi Babës në Shkup

Për 24 muaj do të ketë urë të re e gjatë 120 metra në bulevardin “Asnom” tek hoteli “Rusia”, ndërsa projekti në fjalë gjithashtu parasheh zgjerimin e bulevardit në gjatësi prej 2.107 metra.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në konferencë për shtyp tha se projekti do të kushtojë 7,5 deri në 8 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ky projekt është paraparë në planin e përgjithshëm irbanistik prej vitit 1965, ndërsa deri tani askush në bashki nuk ka përgatitur dokumentacione planore. Ura e re do të na mundësojë të udhëtojmë më shpejtë dhe më sigurtë”, tha Shilegov.

Ai shtoi se koridoret në qytetet do të bëhen edhe linja të reja për autobusët./Telegrafi/