LAJMI I FUNDIT:

Uranik Begu (ICK) emërohet komisioner i lartë në “World Business Angels Forum”

Uranik Begu (ICK) emërohet komisioner i lartë në “World Business Angels Forum”

Kosova nga sot do të jetë më e lidhur me tregjet globale të investimeve.

 Nëpërmjet një komunikate për media, Forumi Botërori Investitorëve Engjuj ka bërë të ditur emërimin e Uranik Begut, Drejtor Ekzekutiv të Innovation Centre Kosovo (ICK), si komisioner i lartë dhe përfaqësues të Kosovës në këtë platform globale.


Me këtë emërim Kosova i bashkohet rrjetit më të madh të investitorëve në botë dhe njëkohësisht hapen mundësi të shumta për financime të biznesve dhe ideve inovative. Qasja në financa është një ndër problemet më të mëdha për të rinjtë që aspirojnë të mirren me ndërmarrësi, dhe ICK është e përkushtuar që të ndihmojë dhe bashkërendojë aktivitetet e të gjithë akterëve me qëllim të përmirësimit të ekosistemit në përgjithësi.

Lexo njoftimin zyrtartë WBAIF këtu  ./Telegrafi/