LAJMI I FUNDIT:

Uragani Florence pritet të godet SHBA-të, 1.5 milion banorë evakuohen – paralajmërohen erëra të forta që lëvizin me 260 km/h (Foto/Video)

Uragani Florence pritet të godet SHBA-të, 1.5 milion banorë evakuohen – paralajmërohen erëra të forta që lëvizin me 260 km/h (Foto/Video)

Të paktën 25 milionë banorë të Bregut Lindor rrezikohen nga uragani Florence që pritet të godet këtë vend gjatë kësaj jave, duke shkaktuar kështu erëra të forta që lëvizin me 260 kilometra në orë, si dhe përmbytje nga dallgët e larta.

Uragani “vdekjeprurës” i ka detyruar banorët të mendojnë për evakuimin masiv, ku deri më tani 1.5 milionë banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre duke u drejtuar drejt strehimoreve, kurse 5 milionë tjerë do të jenë drejtpërdrejt të ekspozuar nga rreziku i këtij uragani, transmeton Telegrafi.


Siç raporton CNN më shumë se 25 milionë banorë të Bregut Lindor rrezikohen nga erërat e forta dhe përmbytjet, edhe pse ekziston frika që numri i qytetarëve të rrezikuar është më i madh.

“Sipas gjitha gjasave do të jetë stuhia më e fuqishme që ndonjëherë ka prekur bregun e Karolinës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Shërbimi Nacional për Meteorologji.

Florence është futur në kategorinë e 4-të të uraganeve gjatë të martës mbrëma, pasi erërat vdekjeprurëse kanë prekur vendin, por ato pritet të forcohen edhe më shumë gjatë fundjavës.

Sipas Administratorit të FEMA, Brock Long, uragani ka gjasa të mëdha t’ua merr jetën shumë personave, si dhe të shkaktojë dëme të mëdha materiale.

Gjatë një interviste dhënë për CNN, Long, ka pranuar se Florence është më e stuhia më e fuqishme që ndonjëherë ka prekur Karolinën dhe Virginia.

Sipas matjeve të martës nga Qendra Kombëtare e Uraganeve, Florence, ka mbërritur rreth 350 milje në jugperëndim të Bermudeve dhe është duke lëvizur me shpejtësi të madhe në veriperëndim.

Allison Violette, banore e Fayetteville, Karolina e Veriut, ka deklaruar për NBC se ajo dhe bashkëshorti i saj janë duke i larguar gjësendet në katin e dytë, duke bërë kështu gati shtëpinë për uraganin. Ajo thotë se kanë mësuar shumë nga uragani Matthew që ia kishte mbuluar shtëpinë me ujë në vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori