LAJMI I FUNDIT:

Uragani Florence është duke iu afruar bregut lindor, miliona amerikanë evakuohen – erërat që lëvizin me 315 km/h pritet të shkaktojnë dëme të mëdha (Foto/Video)

Uragani Florence është duke iu afruar bregut lindor, miliona amerikanë evakuohen – erërat që lëvizin me 315 km/h pritet të shkaktojnë dëme të mëdha (Foto/Video)

Uragani Florence është duke iu afruar bregut lindore të SHBA-ve. Tashmë ka filluar të bie shi i rrëmbyeshëm si dhe të fryjnë erërat e forta me 120 kilometra në orë.

Sot në orët e para të mëngjesit uragani Florence ka kaluar rreth 350 kilometra në veri të Karolinës së Jugut, kurse deri nesër pritet t’i afrohet bregut të Karolinës së Veriut, transmeton Telegrafi.


Qendra kombëtare për uragane në SHBA pretendon se erërat e uraganit do të lëviznin me shpejtësinë maksimale prej 315 kilometra në orë, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale në bregun lindor të SHBA-ve.

Si pasojë e erërave të forta mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike, kurse mbi 1.5 milion janë evakuuar dhe janë këshilluar të shkojnë nëpër strehimore.

Sipas ekspertëve, vlerësohet se rreth 25 milionë banorë të bregut lindor rrezikohen të preken nga ky uragan i fuqishëm që është futur në kategorinë e dytë, që konsiderohet si njëri nga uraganet më të rrezikshme.

Kolonat kilometërshe kanë rënduar trafikun, ku fëmijë, gra dhe pleq ia kanë mësyrë vendeve më të sigurta, duke shpresuar se do t’i shpëtojnë më të keqes.

Ndërkaq marketet tashmë janë zbrazur pasi qytetarët kanë blerë në sasi të mëdha artikuj ushqimor, duke menduar se do t’i duhet për ditë të tëra të qëndrojnë të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori