LAJMI I FUNDIT:

Ura e dëmtuar rrezikon mbi 100 nxënës (Video)

Ura e dëmtuar rrezikon mbi 100 nxënës (Video)

Si pasojë e vërshimeve të fundit, ura lidhëse e fshatit Prejlep me shkollën fillore “Sylejman Vokshi” është dëmtuar dhe është pranë shembjes.

Disa banorë të këtij fshati janë ankuar për gjendjen me të cilën po përballen fëmijët e tyre.


Ecja mbi urën e dëmtuar që sa ditë po rrezikon gjysmën e nxënësve të kësaj shkolle që gravitojnë mbi të për ta vijuar mësimin.

Kryetari i fshatit Prejlep, Bajram Zogaj, tha për KALLXO.com se ka intervenuar pas vërshimeve me disa shtylla të drurit që ura mos të rrënohet krejtësisht.

“Me iniciativën time personale, vetë i kam futë dy dru si skele. Në këtë gjendje është ura dhe prapëseprapë qarkullojnë nxënësit”, tha ai.

Përkundër kërkesës tek institucionet komunale dhe premtimeve të tyre, kreu i fshatit Prejlep thotë së deri sot askush nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për rregullimin e urës.

Të njëjtin shqetësim e ndan edhe drejtori i shkollës “Sylejman Vokshi”, Sami Lokaj. Ai tha se shqetësime ka pasur edhe nga prindërit, të cilët është dashur t’i shoqërojnë fëmijët e tyre për në shkollë.

“Është dashur përcjella çdo ditë e prindërve edhe mi pru edhe mi marrë. Kështu që kemi pasë shqetësime jashtëzakonisht të mëdha nga rreziku. Shumica nuk e kanë ditur rrezikun që vjen nga ura kanë trupuar qashtu,” tha drejtori Lokaj për KALLXO.com.

Edhe ai tha se i ka njoftuar organet komunale për rrezikun e urës që paraqet pas dëmtimit nga vërshimet e fundit.

Drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Deçanit, Izet Zenuni, tha për KALLXO.com se organet komunale pasi janë njoftuar për dëmtimin e urës kanë dërguar ekipet në vendin e ngjarjes.

Ai tha se vonesa ka pasur për shkak të procedurave të prokurimit derisa është përzgjedhur operatori i cili do bëjë kryerjen e punëve.

“Janë zhvilluar procedurat dhe është zgjedhë punëkryesi. Shpresoj që brenda javës që vjen do përfundojë puna. Vonesa e kësaj ure që është bërë deri tash është procedurat që po i merr ana e prokurimit deri të operatorit që e kryen punën”, tha Zenuni për KALLXO.com.

Sipas tij, kostoja e këtij intervenimi në urë e dëmtuar do jetë mbi 1000 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori