Universiteti “Kirili dhe Metodi” hap konkursin për vitin akademik 2017/18
Të enjten dhe të premten (17 dhe 18 gusht) do të fillojë paraqitja për regjistrim në vitin e parë të vitit akademik 2017/18 në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Sipas konkursit për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin e ardhshëm akademik, vende të lira janë gjithsej 10.818, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej tyre 5.865 janë për studentë të rregullt për të cilët participimi shkollor është 200 euro, 3.793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim për studime me 400 euro në vit dhe 1.116 për studime me korrespodencë, që gjithashtu paguhen 400 euro. Risi në konkurs është largimi i studimeve të disperzuara.
Kandidatët që nuk do të mund të paraqiten për regjistrim këtë javë, mund të paraqiten në afatin e dytë të regjistrimit më 4 shtator, ndërsa në fakultetet në të cilat ka vende të lira, afati i tretë për paraqitje për regjistrim është më 15 shtator.
Në konkursin e Universitetit “Kirili dhe Metodi” janë shënuar dokumentet, kriteret dhe kushtet e regjistrimit, mes të cilave është edhe dhënia e provimit të maturës shtetërore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City