LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës së bashku do të bëjnë kërkime shkencore

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës së bashku do të bëjnë kërkime shkencore

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës thellojnë bashkëpunimin mes tyre, me nënshkrimin e një marrëveshje të zgjeruar për bashkëpunim. Memorandumin e firmosën Rektori i Universitetit të Tetovës Vullnet Ameti dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynir Koni. Marrëveshja përfshinë çdo fushë të edukimit akademik dhe kërkimit shkencor, thuhet në deklaratë e lëshuar nga shërbimi për informim në UT drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

”Ne sot e kemi zgjeruar marrëveshjen paraprake edhe në shumë pika të tjera të frytshme për ngritjen e vlerave tona akademike, arsimore dhe shkencore, ku universitetet tona në të ardhmen do të realizojnë shumë projekte të përbashkëta, duke filluar nga mobiliteti i vetë studentëve, mobiliteti i pedagogëve, realizimi dhe përkushtimi në projekte të përbashkëta në fushën e hulumtimeve shkencore.” tha Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti.


Me Rektorin e Universitetit të Tetovës Vullnet Ameti nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi, me një afat të caktuar, për të forcuar bashkëpunimin midis mobilitetit të stafeve akademike në të gjitha nivelet e të tri cikleve, atë të ciklit të parë, ciklit të dytë dhe të ciklit të tretë, mobilitetin e studentëve kryesisht të ciklit të dytë dhe të tretë. Hodhëm idenë për krijimin e programeve të përbashkëta të ciklit të tretë, për mbështetjen e kualifikimit të stafit akademik të Universitetit të Tetovës, për pjesëmarrje në projekte të ndryshme kombëtare, bilaterale dhe ndërkombëtare për të qenë më të besueshëm dhe më konkret në absorbimin e fondeve”, theksoi Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynir Koni./Telegrafi/