LAJMI I FUNDIT:

Universiteti “Nënë Tereza” me tetë programe të reja

Universiteti “Nënë Tereza” me tetë programe të reja

Megjithëse nuk ka mbushur ende një vit të plotë funksionimi, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup planifikon të zgjerojë gamën e programe studimore për vitin akademik 2017/2018 me tetë programe të reja, shkruan gazeta KOHA. Nga 14 programe studimore të cilat i disponon momentalisht, prej vitit tjetër akademik në pesë fakultet e UNT-së pritet të shkojë në 20 numri i përgjithshëm i programeve studimore, pra gjashtë programe krejtësisht të reja dhe dy të tjera të cilat do të pësojnë riorganizim prej “programeve të vjetra”.

Rektori i këtij universiteti, Aziz Pollozhani, pohon se universiteti do të del me ofertë më të pasur për vitin e ardhshëm akademik dhe për këtë janë bërë kërkesat për akreditimin programeve të reja. Miratimi i këtyre kërkesave nga Këshilli për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Maqedoni dhe leja për funksionimin e tyre për vitin akademik 2017/2018, sipas tij është çështje kohe.


Ai thotë se është tejkaluar tanimë edhe periudha e ndërmjetme mes qeverisë së vjetër dhe qeverisë të re dhe pret që shumë shpejtë të marrim edhe lejen për regjistrimin e studentëve në të gjitha programet studimore, duke llogaritur këtu edhe programet e reja. Pollozhani beson se gjithçka do të kryhet brenda afateve ligjore për lejimin dhe publikimin e Konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj, kur edhe do të dihet saktësisht numri i studentëve të planifikuar për të gjitha drejtimeve dhe fakultete e UNT-së.

“Pas një analize të thuktë shkencore, ku kemi parashikuar edhe trendin e vendeve të punës për të ardhmen, bëmë planifikim e programeve të nevojshme studimore. Dy prej programeve të reja janë rishqyrtim i programeve të cilat i kishim, ndërsa të tjerat janë programe të reja”, pohon për KOHA rektori Pollozhani.

Kështu, sqaron më tej ai, inxhinieria ekonomike e cila ishte e akredituar që në aktin e themelimit, është ndarë në dy programe: menaxhment industrial dhe ekonomi e ndërmarrësisë. Këtu është shtuar edhe një program tjetër i ri me dy profile: inxhinieria e mbrojtjes së ambientit dhe inxhinieria e mbrojtjes në vendin e punës.

Te Fakulteti i shkencave sociale, thotë se janë shtura programet e gerontologjisë, media dhe komunikim ndërkulturor (me dy profile: gazetari dhe komunikologji), shkencat sportive, administrata publike dhe menaxhimi i resurseve humane, ndërkaq në kuadër të shkencave politike është shtuar programi studimeve ballkanike dhe euroaziatike. Rektori Pollozhani shprehet optimist edhe për sa i përket jehonës së regjistrimit të studentëve të rinj në UNT.

Vitin e kaluar sikurse dihet, ky universitet nisi punë me vonesë, po ashtu edhe regjistrimin e studentëve u bë pasi kishin përfunduar të gjitha afatet në universitet tjera publike dhe private. Në vitin e parë u regjistruan rreth 200 studentë. Pritjet për vitin akademik 2016/2017 janë shumë të madha, respektivisht presin të rritje tre ose katërfish më tepër studentë të rinj se sa numri i atyre që u regjistruan në vitin 2016/2017.

“Në bazë të planifikimeve tona për regjistrimin e studentëve të rinj, sigurisht që presim numër më të madh, por që nuk do të shkojmë në regjistrime masive, pasi edhe Universitetit ynë është konceptuar mbi logjikën e cilësia dhe jo të sasisë. Nga numri ekzistues, pritjet tona sigurisht që janë për tre fish dhe më tepër studentë për vitin tjetër. Mjaftueshëm do të jetë edhe trefishi i studentëve të vjetshëm, pasi edhe synimet tona në atë numër konsistojnë”, deklaron rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.

Politikat e pranimit të studentëve të rinj, thotë se janë ndërtuar mbi bazën e mundësive fizike, pra hapësirave në dispozicion të këtij universiteti, i cili krahas hapësirave te godina e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (pranë Qendrës Tregtare të Shkupit), nga viti akademik 2017/2018 do të shfrytëzojë hapësirat e Shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”. UNT do të vendoset në të njëjta hapësira ku deri tani funksionin programet e disperzuara të Universitetit të Tetovës. Prej vitit akademik 2013/2014, UT- ja nuk hapi konkurs për regjistrimin e studentëve në Shkup, kështu që vendin e tyre në hapësirat e “Kongresit të Manastirit” do ta zënë programet e UNT- së.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori