LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Mitrovicës në gjyq shkaku i një konkursi të kontestuar

Universiteti i Mitrovicës në gjyq shkaku i një konkursi të kontestuar

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka dështuar të mbahet gjykimi në rastin ku Universitetit i Mitrovicës “Isa Boletini” është palë e paditur në kontestin për anulim të konkursit.

Gresa Mjaku, në prill 2017, ka paditur Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” me arsyetimin se në përzgjedhjen e kandidatit për pozitën e asistentit në lëndën “Banka dhe Financa”, ku ajo kishte aplikuar, nga universiteti ishin bërë shkelje procedurale dhe manipulime në përzgjedhje.

Shkak i dështimit të këtij gjykimi, ka qenë mungesa e përfaqësuesit të palës së paditur, Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.


Gjyqtari Faton Ademi ka thënë se nga fletëkthesa e paditura është ftuar në këtë seancë, mirëpo në ftesën e të autorizuarit të palës së paditur nuk është cekur ora e mbajtjes së seancës.

Ademi tha se konsiderohet se pala e paditur nuk është ftuar në mënyrë të rregullt.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca përgatitore ka dështuar të mbahet.

Përmes padisë, Gresa Mjaku ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të aprovohet kërkesëpadia në fjalë si e bazuar dhe të anulohet konkursi i publikuar më 10 shtator 2016, për pozitën “asistent” në lëndën “Banka dhe Financa” e po ashtu edhe vendimi i Universitetit për zgjedhjen e kandidatit në këtë pozitë.

Përveç kësaj, Mjaku ka kërkuar që Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” të detyrohet ta bëjë rishpalljen e konkursit, meqë sipas padisë, e njëjta ka vlerësuar se gjatë përzgjedhjes së kandidatit, nga universiteti  janë bërë shkelje procedurale dhe manipulime në përzgjedhje.

Për këtë kontest ishte mbajtur një shqyrtim paraprak i padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Saranda Bogaj-Sheremeti më 13 qershor 2017 kishte marrë aktvendim me anë të të cilit, ky departament ishte shpallur jo kompetent, në pikëpamje territoriale, për të vendosur në këtë çështje juridike.

Sipas këtij vendimi, pas shqyrtimit paraprak të padisë është gjetur se kjo çështje nuk bie në kompetencë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, por e njëjta sipas vendimit, bie në kompetencën territoriale në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Seanca e radhës është caktuar me 16  tetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori