LAJMI I FUNDIT:

Universiteti Ballkanik dhe “Ramstore” me aksion të përbashkët për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Universiteti Ballkanik dhe “Ramstore” me aksion të përbashkët për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në bashkëpunim me “Ramstor” organizon aksion humanitar për mbledhjen e ndihmave në rroba, shtroje, produkte higjienike dhe ushqime për të prekurit e tërmetit katastrofik që goditi zonën qendrore të Kahramanmarash-Pazarxhik në Turqi.

Prej atje njoftojnë se për këtë qëllim, kutitë e donacioneve janë vendosur në disa lokacione, përkatësisht: kampusi i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, dyqanet Ramstor në Ramstor Mall, Capitol Mall, City Mall në Shkup dhe Palma Mall në Tetovë, pastaj në Ramstor Topansko, Ramstor Vodno dhe Ramstor Karposh në Shkup, Ramstor Gostivar dhe Ramstor Kumanovë dhe në Xhaminë Murat-Pasha në Çarshinë e Vjetër në Shkup.


Qytetarët që dëshirojnë të shprehin solidaritetin e tyre me viktimat e zonave të prekura në Turqi mund t’i lënë donacionet e tyre në kutitë e shënuara të donacioneve në cilindo nga vendet e mësipërme nga sot deri të premten, 10 shkurt, në orën 22:00.

Ajo që rekomandohet si donacion për shkak se aktualisht është i nevojshëm për të mbijetuarit e rajonit të prekur nga tërmeti katastrofik janë: doreza, kapele, shalle, xhaketa, çizme, produkte higjienike, peceta higjienike, pelena, ushqim për fëmijë, peceta të lagura, jastëkë, jorgan, batanije, ushqime të konservuara dhe të ngjashme.

Donacioni do të dorëzohet në Qendrën e Menaxhimit të Krizave dhe Emergjencave në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Turqisë (AFAD).

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori