LAJMI I FUNDIT:

Universiteti amerikan mbështet ME-në në zbatimin e Strategjisë së Energjisë

Universiteti amerikan mbështet ME-në në zbatimin e Strategjisë së Energjisë

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Përmes këtij bashkëpunimi, Universiteti amerikan do të mbështesë ME-në drejt zbatimit të Strategjisë së Energjisë, e cila tashmë është miratuar edhe në Kuvend, përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike.

Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit është mbajtur në ndërtesën qeveritare ndërsa përfaqësuesit e universitetit u pritën nga ministrja Artane Rizvanolli.


Kuvendi miraton Strategjinë e Energjisë 2022-2031
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Strategjinë e Energjisë 2022-2031

Gjatë nënshkrimit të memorandumit, Rizvanolli është shprehur se është e rëndësishme që të kemi sa më shumë hulumtime që është e mundur mbi çështjet që do të trajtohen.

Aktualisht, grupi i studentëve janë duke zhvilluar takime me përfaqësues të ME-së si dhe me të gjithë akterët relevantë për t’u informuar dhe mbledhur informatat e nevojshme për të zhvilluar hulumtimin e studimin e tyre.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj më 16 dhjetor 2022 kishte miratuar Strategjinë për Energjinë 2022-2031. /Telegrafi/