LAJMI I FUNDIT:

Unitedi parakalon Cityn në garën për Koulibalyn

Unitedi parakalon Cityn në garën për Koulibalyn

Manchester Unitedi po lufton me rivalët lokal të  Manchester Cityt për mbrojtësin e Napolit, Kaloidou Koulibaly.

Mbojtësi i Senegalit pritet të largohet nga klubi italian në afatin kalimtar veror.

Shumë media italiane raportojnë se mbrojtësi i ka bërë të qartë dëshirën e tij presidentit të klubit Aurelio De Laurentiis.


Koulibaly konfirmon largimin në verë nga Napoli, alarmohen gjigantët evropianë
Lexo po ashtu Koulibaly konfirmon largimin në verë nga Napoli, alarmohen gjigantët evropianë

Napoli është i vendosur të lejojë mbrojtësin e tyre të largohet nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme.

Dy klubet angleze, Unitedi dhe City janë të interesuar të sigurojnë firmën e tij, ndërsa në verë do të ketë derbi ndaj tyre.

Koulibaly afër PSG-së, mësohen detajet e ofertës
Lexo po ashtu Koulibaly afër PSG-së, mësohen detajet e ofertës

Sipas gazetës italiane La Repubblica, United ka lëvizur përpara Cityt në garën për të nënshkruar me Koulibaly.

Paris-Saint Germain gjithashtu pritet të sigurojë konkurrencë për shërbimet e tij me raporte që sugjerojnë se Koulibaly tashmë ka blerë një pronë në Paris. /Telegrafi/