Manchester Unitedi e ka kontaktuar agjentin Jadon Sanchos në dy muajt e fundit – raporton The Sun.

Gazetari Fabrizio Romano thotë se Ole Gunnar Solskjaer është i vendosur që ta transferojë anësorin e Borussia Dortmundit gjatë afatit kalimtar veror.


Për shkak të krizës së coronavirusit kontaktet me klubin gjerman kanë qenë të vështira, mirëpo Unitedi është i bindur se mund të arrijë marrëveshje për transferimin e 19-vjeçarit.

JadonSancho 1 1 Jadon Sancho (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Djajtë e Kuq kanë pasur kontakte me agjentin e tij që nga muaji janar, por do të kenë konkurrencë të shumë klubeve tjera për të siguruar shërbimet e tij.

Përfaqësuesi i Anglisë ka qenë në formë fantastike këtë sezon në Bundesliga duke shënuar 14 gola në 23 paraqitje. /Telegrafi/

telegrafi sport app