Manchester Unitedi është gati të shesë dy mbrojtësit, argjentinasin Marcos Rojo dhe italianin Matteo Darminan.

Djajtë e Kuq janë në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri 2018/19.


Por, përveç transferimeve, drejtuesit e klubit nga Old Trafford janë duke menduar edhe për largimin e disa lojtarëve.

Sipas Daily Mail, Unitedi është gati të shesë dy mbrojtësit aktual të skuadrës, Rojo dhe Darmian, për të gjeneruar fonde për afrime të reja.

rojo darmian Foto: Daily Mail

Objektivi primar është shitja e këtyre dy futbollistëve për të financuar blerjen e qendërmbrojtësit të Leicester Cityt, Harry Maguire.

Maguire 4 Harry Maguire (Getty Images)

Unitedi është duke u lidhur tash e një kohë me mbrojtësin anglez, por për blerjen e tij duhet të paguajë më shumë se 70 milionë euro.

Darmian e ka bërë publike dëshirën për tu larguar nga Unitedi dhe këtë e ka konfirmuar edhe Mourinho, i cili i ka hapur rrugë largimit për ofertën e duhur.

Në anën tjetër, Rojo ka nënshkruar kontratë të re në muajin maj, por drejtuesit e Unitedit do të ishin gati ta lejojnë largimin e tij për një ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app