Cody Gakpo vazhdon të jetë njëri nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve, ende pa u hapur atë.

Sulmuesi holandez është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me PSV Eindhoven dhe është bërë objektiv i top klubeve evropiane.


Real Madrid, Barcelona, Liverpool, Manchester United, Milan, Juventus e Bayern Munich janë vënë pas yllit holandez.

Por gjiganti anglez Manchester United vazhdon të mbetet skuadra favorite për t'i siguruar shërbimet e Gakpos.

Gakpo

Trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag e pëlqen shumë lojtarin dhe mediat në Holandë kanë raportuar se transferimi i Gakpos në Old Traford po bëhet gjithnjë e më i mundshëm.

23-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 16 të tjerë në 22 ndeshje zyrtare këtë edicion.

Gakpo 1

Gakpo thuhet se ka pranuar transferimin te Manchester United pasi dëshiron të punojë me trajnerin Ten Hag.

Tani i mbetet dy klubeve të gjejnë marrëveshje, me PSV që synon të fitojë mbi 45 milionë euro për shitjen e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app