Ma në fund javën e kaluar u realizua skenari i kamotshëm për rrënimin e objektit të ish hotelit”UNION”, bujtinës-kafes “Skënderbeu”, burgut famëkeq në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kafe restorantit në kohën e komunizmit, objektit pjesërisht funksional pas vitit 1999 dhe së fundit i privatizuar jo ligjërisht. I qëndroi me dinjitet kohës dhe turbulencave të ndryshme historike nga vitet e tridhjete (30) kur arkitekti austriak, Andrija Kremer e projektoi. Ishte ky një objekt me arkitekturë tipike të kohës, jo me vlera të posaçme arkitektonike, i cili tregonte dominimin e mbretërisë austro-hungarezët në regjion me stilin eklektik. Në aspektin kohor dhe historik kishte vlera të mëdha që tregonte vazhdimësinë shekullore të ekzistencës së shqiptarëve në këto hapësira, tregonte identitetin urban të qytetit të Prishtinës.

Të gjitha tendencat e para dy viteve për të rrënuar objektin, me arsye u kundërshtuan fuqishëm nga qytetarët, mediat dhe shoqëria civile (prill 2008). Pasoi djegia kinse aksidentale në verën e kaluar (gusht 2009), kurse së fundit ai edhe u rrënua gati tërësisht javën e kaluar dhe ajo me lejen e Ministrisë së Kulturës, përgjegjëse për ruajtën e monumenteve kulturo historike, çfarë absurdi i kohës të cilën po e jetojmë, i pa kuptueshëm për kushtet normale në një shoqëri.


A thua projekti i rekonstruimit, renovimit, restaurimit apo regjenerimit të objektit nuk i kishte paraparë të gjitha mundësit e pritura dhe të papritura gjatë ati procesi? Si u punua projekti i rekonstruimit, kush e aprovoi dhe lejoi projektin, a është dhanë leja e rekonstruimit, nga cili organ kompetent është dhënë ajo, kush i mbikëqyrte ekzekutimin e punimeve të rekonstruimit. Si është e mundur që të formohen grupe punuese apo komisione të ekspertëve thua së ky objekt nuk ishte në mbrojtje të shtetit, e për këtë duheshin paraparë në projektin e rekostruimit kushtet specifike ,adekuate sipas natyrës së objektit dhe gjendjes së tij pas dëmtimeve të shkaktuara nga kallja. Duhet njohur procedurat dhe nivelin e intervenimeve në këto raste. Ka edhe shumë pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigje e të cilat janë neglizhuar nga institucionet përgjegjëse shtetërore.

Veprimet me tendenca rrënimi, me kalljën e objekti dhe së fundi me rrënimin e tij janë vetëm vazhdimësi e asaj se si ka vepruar regjimi i kaluar. Asgjë nuk dallon nga ata të cilët në emër të ndërtimit të shoqërisë së re komuniste e shkatërruan mu bërthamën e kasabasë “turke” të asaj kohe. Ndërtuan objekte dhe monumente pa shije të arkitekturës social-realiste, e zhdukën arkitekturën orientale që kishte krijuar identitetin e vetë me kalimin e kohës. Tendencat e sllavëve të jugut disi jemi detyrua ti “arsyetojmë“ si kolonistët e ri të këtyre hapësirave por veprimet e jona të pa kontrolluara në dhjetë vjetshin e fundit nuk kanë justifikim,a thua kush na pengoi pos vetvetes.

Kush do të iu besoi zyrtarëve të lartë shtetëror, se ky objekt do të ruhet si pati deklaruar muaj më parë Ministri i Kulturës së Kosovës, pas djegies “aksidentale”, apo deklaratat e këtyre ditëve se komplet objekti do ta ketë formën e njëjtë dhe dimensionet e njëjta, për çka është fjala,kush ka lejuar shitjen -tjetërsimin e objektit i cili ishte në mbrojtjen e shtetit i cili përjetoi transformime të pa para në diturit arkitektonike dhe historike nga tendencat për rrenim “institucional” i cili dështoi,djegia “aksidentale” e së fundi edhe rrënimi me lejen e organeve shtetërore. Vetëm ata të cilët nuk e njohin rëndësinë historike të ekzistimit të objektit e ndërlidhur ngushtë me identitetin urban të Prishtinës munden me bërë këso krime urbane.

Në shikim të parë kjo duket e pa rëndësishme, shumë objekte kulturo historike edhe që ishin nën mbrojtjen e shtetit në mënyrë sistematike në dhjetë vjetshin e fundit janë rrënuar. Kamë menduar se regjimi serb me qellim i ka bërë këto rrënime, por së edhe ne pas “çlirimit”, dhjetë vjet pas,do të trajtojmë këto monumente kulturo historike në këtë mënyrë as që do koment profesional.

Përse është i rëndësishëm identiteti urban shumë pak i trajtuar në tërë Kosovën ma theks të veçanet në kryeqytet. Sa lehtë e anashkalojmë e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira. Gjithnjë nuk e kemi vlerësuar të kaluarën e jonë e cila ma së miri identifikohet me objektet të cilat çdo shoqëri në mënyrë institucionale i ruan për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet e ne mu këto vlera historike dhe arkitektonike i kemi zhdukur përpara,e të njëjtën gjë jemi duke bërë edhe në dhjetë vjetshin e parë të shekullit 21,kjo është e pa falshme.

Të supozojmë se farë nuk është i rëndësishëm ky objekt,dhe lokacioni i tij që si duket po pretendohet me vite të përvetësohet. Shtrohet pyetja logjike ku është identiteti urban i një vendbanimi të vjetër, qytetit të Prishtinës. Ruajtja e identitetit burimor,avancimi i tij si dhe harmonizimi me karakterin e përbashkët gjithnjë ka qenë imperativ i çdo shoqërie, e te ne po veprojmë në mënyrë vandale me rrënimin e tyre sistematik pa dhanë askush përgjegjësi. Më duhet të citoi një deklaratë të një ekspert holandez (Vrijthrop) i cili ishte në vizitë pune në Prishtinë se “kjo mënyrë e veprimeve në të njëjtën kohë shkatërron edhe trashëgimin e qytetit, e cila rrënjësisht ndikon në identitetin e qytetit pasi gjeneratat e reja as që e dinë se nga i kanë rrënjët nga kanë ardhur”, ketë ai e deklaroi kur ishte fjala për lejimin dhe trajtimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet dhe pasojat me të cilat do të përballen gjeneratat e ardhshme në dy treqind vitet e ardhshme.

Edhe se nuk ka vlera të mëdha arkitektonike (eklekticizëm), në aspektin historik si objekt i trashëgimisë kulturore në vitet e nëntëdhjeta me arsye është vendosur në listën e monumenteve të mbrojtura shtetërore, si të tillë “Unionin” duhet rindërtuar pas rrënimit “aksidental” apo me qellim pasi ashtu e kërkojnë ligjet, normat dhe standardet ndërkombëtare të cilave deshëm apo nuk deshëm jemi të obliguar të iu nënshtrohemi nëse nuk dëshirojmë të jemi të “izoluar”edhe në dhjeta vjetët e ardhshëm të shekullit 21.

Dikush nga kokat e rralla të mençura të popullit tonë,në një ese të këtyre ditëve këto veprime me rrënimin e Hotel Unionit e ka quajtur ‘fashizëm urban”, duket fjalë e rëndë por ka shumë realizëm në këtë thënie pasi veprimet tona në vitet e fundit këtë e vërtetojnë. Kjo çështje nuk i përket vetëm një objekti të rrënuar, është e ndërlidhur me filozofinë jetësore të mjedisit ku jetojmë e veprojmë, të analizohen vetëm mbiemrat tonë. Ne qendrën e ngushtë të kryeqyteti ende të pa sistemuar me disa tenderë fragmentare (tri sheshe), parciale të dështuara ku trashëgimia historike dhe kulturore fare nuk vlerësohen dhe trajtohen dhe nuk e kanë vendin që duhet të iu takoi në pediestalin e kulturës së një populli të cilit harresa historike iu ka hakmarrë në të kaluarën e si jemi duke vepruar do të na hakmerret edhe në të ardhmen.

Është koha e fundit që kokat e kthjellëta intelektuale shqiptare të reagojnë në këto veprime për të mirën e të gjithë neve dhe gjeneratave të ardhme.

(Autori është arkitekt i pavarur)