Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, dega në Kosovë e ka vlerësuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hapur një Dritare për investimet e diasporës në Kosovë.
Sipas tyre, ky është një vendim i qëlluar i kryeministrit Kurti deri sa siç kanë thënë ata Unioni i Bizneseve do të jap kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.
Shkelzen Jusaj, kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, dega në Kosovë ka thënë se hapja e Dritares për investime është veprim shumë i rëndësishëm i Kryeministrit Kurti.
Jusaj ka thënë se së bashku me kryetarin e Unionit të Bizneseve në Gjermani, Nazmi Vica do të takojnë bizneset në diasporë dhe do t’i njoftojnë në detaje rreth mënyrës se si bizneset e diasporës do të përfitojnë në Kosovë nga vendimi i kryeministrit Kurti.
Ai më tutje ka treguar se në ditët në vijim Unioni që drejton ai do të bashkëbisedoj me bizneset anëtare të diasporës si dhe do t’i njofton ata më në detaje rreth procedurave që duhet ndjekur.
“Në çdo moment kur bëhet fjalë mbështetja e diasporës aty do të jem edhe unë për ta dhënë kontributin tim. Së bashku me kryetarin Vica ne kemi shumë për të dhënë nga përvoja jonë profesionale. Në rastin konkret mendoj se ky veprim i kryeministrit Kurti do të këtë impakt pozitiv në rritjen e investimeve të diasporës në Kosovë. Ne kemi nevojë shumë për investime të huaja dhe gjithë energjinë tonë do ta orientojmë në këtë drejtim”, është shprehur ai.
Jusaj ka paralajmëruar se pas përfundimit të sezonit të verës Unioni i Bizneseve të Kosovës do të intensifikoj angazhimet në ndihme të bizneseve shqiptare që operojnë në Gjermani.
Ndryshe, kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkuar se për bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në Kosovë e që duan të kthehen në vendlindje nga muaji korrik kanë hapur edhe Dritaren për Investime të Diasporës.
“Përmes saj do të garantojmë huat e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Ajo është zgjidhja ndaj vështirësive që mërgata jonë ndërmarrëse ka pasur deri më tani në qasjen në financim në bankat e vendeve ku ata jetojnë, por edhe në bankat tona në mungesë të historikut kreditor. Dritarja për Investime të Diasporës u mundëson atyre që të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro nëpër bankat e Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre me kapital duhet të jetë së paku 20%. Pas aplikimit dhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro. Vendi ju pret. Kosova ju mirëpret”, ka shkuar kryeministri Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës