LAJMI I FUNDIT:

UniCredit rrit fitimit me 838 milionë euro

UniCredit rrit fitimit me 838 milionë euro

Banka më e madhe në Itali, UniCredit, raportoi rezultatin për tremujorin e tretë, me një fitim neto prej 838 milionë euro, në rritje të mprehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke përfshirë të ardhurat prej 2.1 miliardë euro nga shitja e biznesit të menaxhimit të aktiveve “Pioneer”, fitimi neto i UniCredit arriti në 2.82 miliardë euro. Banka raportoi një fitim prej 447 milionë euro vitin e kaluar, për shkak të rritjes me 1 miliard euro të provizioneve për kreditë e humbura.


Humbjet nga kreditë u reduktuan në 598 milionë euro në tremujorin e tretë, raporton banka. Nën drejtimin e kreut të ri ekzekutiv, Jean Pierre Mustier, banka ka rritur kapitalin nëpërmjet një emetimi të ri të aksioneve prej 13 miliardë euro këtë vit, për të financuar pastrimin e bilancit nga 17.7 miliardë euro në kredi të këqija.

UniCredit deklaroi se mjaftueshmëria e kapitalit, një masë e aftësisë së huadhënësit për të absorbuar humbjet e mundshme, do të arrijë në 13.5 për qind në fund të muajit Shtator, në rritje nga 12.8 për qind që ishte në Qershor, apo në fund të tremujori të dytë.

UniCredit bëri të ditur se tarifat janë rritur me 4 për qind në tremujorin e tretë me bazë vjetore. Të ardhurat nga tregtia ranë ndjeshëm me bazë tremujore dhe vjetore, ndërsa të ardhurat neto nga interesat patën rënie gjithashtu.

Megjithatë, banka do të shkurtojë 14000 vende pune deri më 2019 dhe ka menaxhuar të reduktojë personelin dhe kostot administrative gjatë periudhës. /Telegrafi/