Sot, UNICEF-i në partneritet me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Qeverinë e Luksemburgut dhuruan një donacion prej 1,344 transportuesish të vaksinave për imunizim të rregullt që do të kontribuojnë në forcimin e programit të vaksinimit në Kosovë.
Transportuesit e vaksinave janë pjesë e mbështetjes së UNICEF-it për ta forcuar infrastrukturën që ka të bëjë me ‘zinxhirin e ftohtë në Kosovë’.
Në saje të këtyre transportuesve, ekipet mobile të punonjësve shëndetësorë do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të imunizimit për komunitetet dhe fëmijët që janë vështirë për t’u arritur, si p.sh.: fëmijët nga zonat rurale, fëmijët nga komunitetet jo-shumicë dhe ata fëmijë që jetojnë me aftësi të kufizuara ose larg qendrave shëndetësore.
Këta transportues do të përdoren gjithashtu nga mjekët dhe infermierët e vijës së frontit për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë, ku është planifikuar që të vaksinohen rreth 4500 persona gjatë fazës së parë dhe 360,000 persona gjatë fazës së dytë.
Në njoftim thuhet se Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe 191 institucioneve shëndetësore në nivel rajonal dhe lokal do t’u dhurohen transportuesit e vaksinave.
Çfarë janë transportuesit e vaksinave?
Transportuesit e vaksinave përdoren për transportimin e vaksinave në vendin ku do të administrohen ato. Transportuesit e vaksinave janë kuti të izoluara që përdoren për transportimin e një numri të kufizuar të ampulave dhe holluesve të vaksinës nga depoja më e afërt në vendin e vaksinimit, për ruajtjen e ampulave në vendin ku do të bëhet vaksinimi dhe kthimin e ampulave të papërdorura, ampulave që janë përdorur pjesërisht apo plotësisht, në pikën e zinxhirit të ftohtë po atë ditë. Transportuesit janë të mbushur me katër pako akulli dhe mund ta mbajnë temperaturën e ruajtjes nga -20 C deri në -80 C për 41 orë e 29 minuta.
Ndikimi i pandemisë dhe i masave parandaluese në shërbimet e kujdesit akut, përfshirë shërbimet e imunizimit ka qenë esencial për shkak të ridestinimit të burimeve dhe imponimit të masave parandaluese. Ky çrregullim në shërbime themelore ka qenë veçanërisht i vështirë për njerëzit nga komunitetet në nevojë, ku mbulimi i imunizimit për disa komunitete ka qenë i ulët edhe para shfaqjes së pandemisë COVID-19 (për fëmijët nga Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian një ulje prej 38 për qind për vaksinat rutinë të fëmijëve).
“Kjo ndërprerje në programin e imunizimit mund të rrisë rrezikshmërinë për shpërthimin e sëmundjeve infektive që parandalohen me vaksina, të cilat duhet të trajtohen në mënyrë specifike.
Për shembull, programi rutinor i imunizimit u ndërpre plotësisht për dy muaj. Programi aktualisht mbulon më shumë se 210,747 fëmijë të grupmoshës 0-12 si pjesë e planit esencial të imunizimit të tyre rutinor. Në të njëjtën mënyrë, edhe pezullimi i programit të vizitave në shtëpi i la më shumë se 48,418 fëmijë të grupmoshës 0-3 pa mbështetjen e programit që përmes infermierëve siguron shëndet, ushqim dhe mbështetje prindërore”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.
Murat Sahin, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se “së bashku me partnerët kombëtar dhe ndërkombëtarë, do të vazhdojmë t’i mbështesim institucionet, ta forcojmë sistemin e zinxhirit të ftohtë, infrastrukturën e imunizimit dhe vaksinimin në terren në Kosovë”.
Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë u dhuruan 1,206 transportues të vaksinave, ndërsa Qeveria e Luksemburgut dhuroi 138 të tjerë të cilët do ta forcojnë edhe më tej programi e rregullt të imunizimit në Kosovë.
”Ambasada Britanike është e kënaqur që po mbështetë forcimin e programit të imunizimit në Kosovë, i cili u ndërpre gjatë COVID-19, për komunitetet dhe fëmijët janë të vështirë për t’u arritur. Maksimizimi i mbrojtjes për popullatën nga sëmundjet e parandalueshme është jetik në këtë kohë të vështirë. E gjithë kjo është pjesë e programit tonë me një buxhet prej 2 milion Euro në partneritet me KB-në për të forcuar qëndrueshmërinë në shëndet dhe arsim gjatë pandemisë COVID-19”, tha zëvendësambasadori Britanik, Jacob Webber. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025