LAJMI I FUNDIT:

UNESCO ka filluar inspektimin në rajonin e Ohrit

UNESCO ka filluar inspektimin në rajonin e Ohrit

Misioni i UNESCO-s filloi t’i kontrollojë projektet e qeverisë me të cilët parashikohet të ndërtohen objekte në rajonin e Ohrit, ndërsa për të njëjtët që në qershor të vitit të kaluar janë bërë vërejtje serioze nga kjo organizatë ndërkombëtare.

Sipas ekspertëve, për shkak të projekteve qeveritare Ohri mund të gjendet në listën e zezë të zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESCO-s që është vetëm një hap për të humbur këtë status. Planet e diskutueshme janë ndërtimi i rrugës deri te Shën Naumi që do të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica, të tri zonat për zhvillimin e turizmit dhe qendra për skiim.


Liqeni i Ohrit i rrezikuar nga urbanizmi! (Video)
Lexo po ashtu Liqeni i Ohrit i rrezikuar nga urbanizmi! (Video)

“Të paktën për projektet që kalojnë përmes Parkut Kombëtar Galiçica deri më tani janë ruajtur të gjitha procedurat ligjore, të gjitha vërejtjet që do të dorëzohen nga misioni i monitorimit do të përfshihen në planin e menaxhimit. Një pjesë e mirë e projekteve ofrojnë prosperitet për Ohrin, zhvillim ekonomik dhe turistik”, tha për Alsat-M Zoran Veljanoski, drejtor i Parkut Kombëtar Galiçica.

Nga Organizata Jo Qeveritare Front 21/42, theksojnë në korrik të këtij viti komiteti i UNESCO-s duhet të vendosë nëse do ta përfshijë Ohrin në listën e zonave të rrezikuara apo jo. Nga atje thonë se UNESCO rekomandon se mund të gjenden alternativa për këto projekte, me mundësi që të realizohen jashtë zonave të mbrojtura siç janë Galiçica dhe liqeni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori