LAJMI I FUNDIT:

Unë nuk kisha parë ndonjëherë se si digjet një palmë

Unë nuk kisha pare ndonjëherë se si digjet një palmë. As nuk ma kishte thënë dikush që njerëzit mund t’i vënë flakën e aq më pak nga zemërimi ndaj një njeriu tjetër. Realisht unë nuk di as qe simbolizon diçka tjetër palma, përveç faktit që deti është afër. Ne fakt, nëse do ta kishim për detyre të dhënë, ta ilustronim rivierën apo një ishull, veç tjerash do ta kishim vënë në letër një palmë menjëherë, sepse simbolizon të bukuren e një vendi që ofron më të mirën në muajt e nxehtësisë së madhe.

Ditë më parë e pashë palmën te digjej. Ne dimër, ku së paku ajo e ruan të gjelbrën e një qyteti. Unë e di që drunjtë tjerë digjen, qofte nga njeriu për nevoja të veta apo edhe nga natyra kur bën vapë e madhe dhe shkrep diku në bjeshkë, por këtë lloj druri në flakë nuk e kisha pare kurrë. Sidoqoftë, njerëzit në rrugë të Tiranës atë ditë ishin të zemëruar ne dike…

Në çdo “flash news” me 21 janar 2011 shihej zemërim i manifestuar me gurë, demolim, sulm fizik dhe djegie, ku asnjëra nga këto, në asnjë rast nuk mund te konsiderohet reagim normal. Imazhet që transmetoi shteti shqiptar atë dite u vendosen në ballinat e gazetave dhe ekraneve në gjithë ato vende që kohë më parë kishin radhitur Shqipërinë lartë në vendet turistike qe duhen vizituar.

Atë ditë kishte edhe të vrarë…

Ato ditë Kosova përballej edhe me një sfide tjetër në arenën ndërkombëtare dhe Shqipërinë e dobët e asaj dite nuk do ta merrte parasysh asnjeri.

Këtu askush nuk është fitues andaj mos të provojë asnjëra palë ta shfrytëzojë një ditë të keqe për tërë shqiptarët kudo që ndodhen, përpara elektoratit të vet. Ne të gjithë ishim humbës.

Edhe disa fjale nga një kënd tjetër.

Demonstratat zhvillohen ne çdo cep të botës. Ka shumë raste që kthehen në dhunë. Në ato vende ku ndodhë kjo, në shumicën e rasteve, kemi të bëjmë me tendencën e largimit të një diktature ose qeverie të paligjshme të ardhur me anë të armeve në pushtet. Shqipëria nuk ka diktaturë e as qeveri që është vendosur me dhunë në krye të vendit. Ka një qeveri që tryezat e bashkësisë ndërkombëtare kane gjetur rrugën e partnershipit me të. Është pikërisht ai formacion politik që ka shpjerë Shqipërinë në NATO edhe pse inkuadrimi në Aleancën Veriatlantike është proces, në një farë forme, i paraprirë edhe nga qeveritë tjera, por megjithatë ishte kabineti i zotit Berisha që vuri nënshkrimin dhe vulën mbi dokumentin e inkuadrimit. Ne familjen e vendeve të zhvilluara perëndimore as nuk mund të imagjinohet inkuadrimi i një vendi antidemokratik që aplikon tiraninë gjithnjë sipas pretendimeve te opozitës shqiptare.

Edhe pse jemi shumë vite pas, një shembull nga e kaluara nuk bën keq. Me 1924 , ishte qeveria e Fan Stilian Nolit e cila erdhi në krye të Shqipërisë përmes një lufte civile, mirëpo ndeshi në pengesë të njohjes ndërkombëtare të saj, në fakt nuk e njohën si partnere qeveritë perëndimore që ishin superfuqia e botes në atë kohë dhe një pjese e tyre vazhdon edhe sot të jetë. Mendohet që pikërisht kjo gjë të jetë arsyeja themelore pse kabineti i zgjedhur i tij punoi vetëm gjashte muaj. Kjo na lë të kuptojmë se një qeveri – produkt i dhunës, në ditët e sotme, në zonën ku jemi ne, as nuk mund të vije e as të mbajë pushtet në njërën ane, e në anën tjetër të ketë mbështetjen apo njohjen e faktorëve ndërkombëtarë. Ne fakt nuk mund te vije ne pushtet absolutisht.

Një përkthyes i mirë nga historia – në shqip, do t’i thoshte z.Berisha që opozita në zemër të Evropës me force e me dhunë nuk do të arrijë në pushtet, e në anën tjetër z.Rama që pozita nuk është me dhunë sot aty ku ndodhet. Te dyja palët janë të pozicionuara aktualisht në bazë të një procesi zgjedhor që edhe me parregullsitë eventuale që mund t’i ketë pasur, megjithatë është njohur ndërkombëtarisht. Fajësimi i njeri-tjetrit është i natyrshëm në politikë, sepse megjithatë kundërshtarët nuk lëvdohen, por në fund të fundit duhet t’i respektojnë parimet kushtetuese të vendit dhe nevojën për të mirën e qytetarëve. Paraqitja e zhvillimeve të fundit nga dy taborret, njëra anë si grusht shteti dhe tjetra si terrorizëm shtetëror më shumë përngjajnë në një folklor politik për të manipuluar emocionet e njerëzve, sepse manipulimi i emocioneve fiton zgjedhjet.

Njohësve të mirë të politikes, por edhe ata që ju interesojnë zhvillimet politike në mbarë boten, ju kujtohet fenomeni i Al Gore-it. Rezultatet e Floridas që i dhanë fitoren George Bush-it ishin tërësisht diskutabile derisa rezultatet e votimeve me postë ishin në favor të Al Gore-it . “Për hir te unitetit të popullit dhe fuqisë që ka demokracia jonë ofroj konsensusin/pajtimin”, ishte fjala tij e fundit në lidhje me zgjedhjet e vitit 2000 pasi që gjykata e lartë amerikane kishte vendosur tanimë në favor të George Bush.
Është shumë e qartë, nuk mund të tërhiqet një paralele mes gjendjes se njerëzve atje dhe në Shqipëri ku shume njerëz iu bashkuan demonstratës për shkak të pakënaqësisë ndaj gjendjes sociale dhe ekonomike që kanë, mirëpo megjithatë pikë referimi e sjelljes politike nuk duhet të jetë Tunizia apo ndonjë vend tjetër i tillë, por shtetet e zhvilluara, sepse Shqipëria duhet të synojë gjendjen ku ata janë, e jo të kthehet mbrapa. Ta synojë ngritjen e nivelit të demokracisë, e jo mbetjen në pikën zero. Personalisht mendoj se është koha të absorbohet jo vetëm fjalori politik i shteteve të zhvilluara perëndimore, por edhe sjellja politike e tyre.

Para një viti edhe Franca ishte në një gjendje kaosi, por për tërësisht arsye tjera nga rasti i Shqipërisë. Si shtet, tanimë dihet, se është i stërngarkuar me të huaj dhe revolta e tyre bazohej në çështje sociale dhe ishte më delikate ngase policia përballej me njerëz që nuk e donin Francën. Amarildo Yzeiri dhe shokët e tij, megjithëse u dhunua flamuri shkaku i një reagimi në afekt, janë përballur me njerëz që e duan Shqipërinë. Këtu mungon vetëm një gjë, një parim bazë që duhet ta kishin demonstruesit. “Shqipëria mbi të gjitha” dhe ne fund do të kuptonin se çdo veprim dhune ndaj policisë, Kryeministrisë, makinave, pronave, është sulm ndaj vetvetes, se dëmtohet imazhi i shtetit të tyre, popullit të tyre dhe në fund me taksat e tyre do të rikuperohen dëmet.

Franca është një demokraci e zhvilluar, gjendjen e tillë e tejkaloi shpejt me një sjellje të matur te aktereve politikë. E kjo është ajo çfarë duhet të përvetësohet sa më parë nga akteret politikë në Shqipëri, por edhe në Kosovë, jo tensionimi i situatës, por si të menaxhohen kriza dhe si të arrihet deri tek konsensusi për hir të së mirës së përgjithshme të popullit.

Koha ikë shpejt dhe gjërat harrohen edhe më shpejt. Kjo duket të jetë formula në bazë të së cilës E. Rama ndërton qëllimet e Partisë Socialiste. Qëllimi i tij kryesor është të mbajë gjendjen sa më të tensionuar, të jetë opozitë deri në fund aktive, të aktualizojë e riaktualizojë probleme të njëpasnjëshme, të jetë në qendër të vëmendjes, të organizojë aktivitete sa më shumë deri në zgjedhjet e radhës. Me një organizim të tillë atëherë synon të ketë vëmendjen e popullit dhe të arriturat e qeverisë në pushtet bien nën hije. Realisht gjithmonë një protestë masive e organizuar mirë ka vëmendjen e mediave më shumë se një aktivitet qeveritar që mund të jetë pozitiv për shtetin. Kështu që në këtë mënyrë ai dhe drejtues tjerë tentojnë të ngulfasin aktivitetet qeveritare që në ditët e sotme ka mundësi të jenë të shumta pasi që shumë investime kapitale të shtrenjta Shqipëria vetëm se i ka bërë dhe buxheti tani lejon investime edhe më të mëdha në çdo sferë. Në fakt nëse Partia Socialiste arrin ta bëjë këtë, atëherë zgjedhjet edhe mund t’i fitojë, por Shqipëria në sytë e botës mund të dëmtohet çdo ditë.

Zgjedhjet lokale janë afër. Nëse ndodh një ngritje eventuale e PS-së, atëherë pritet që zëri për zgjedhje të parakohshme të fuqizohet edhe më shumë. Personalisht mendoj që Shqipëria nuk do të ketë klimë politike të mirë edhe për një kohë. Shpresoj që z.Rama të mos niset nga thënia “qëllimi arsyeton mjetin” se të gjithë ithtarët e asaj thënie kanë lënë kockat në një fushëbetejë pa ndonjë lavdi të thënë.

Në fund Shqipëria është pika e dobët e të gjithë shqiptareve edhe jashtë territorit zyrtar të saj dhe çdo zhvillim/ngjarje e një rëndësie të veçante, ndikon emocionalisht. Një gjuajtje e flamurit, një përfytyrim i kohës së skemave piramidale, djegie e objekteve, etj., ndikoi që me mijëra shqiptarë të hedhin neper rrjete sociale fotografi të shoqëruara me slogane kundër akterëve politikë. Për shkak të shumë shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit ëmë, Shqipëria duhet të jetë stabile, sepse ka ende punë në tablotë ndërkombëtare në ndihmë të bashkëkombësve të vet.

Në fund të fundit, e ardhmja mund t’i gjykojë të dyja palët. Njërën pse nuk lëshoi pe dhe tjetrën që nuk pranoi kompromisin sikurse që beri Al Gore ne vitin 2000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dikush mund të përgjigjet “Ne jemi larg nga Amerika”. Po, mirë, atëherë të merret rrugë andej. T’i referohet demokracisë së saj.

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori