Henri Kichka e di se do të ketë një çmim për të paguar nëse do të rikujtonte historinë e tij: netët pa gjumë, ku tmerret e të kaluarës do të riktheheshin në mendjen e tij përsëri.
Por ai e di se ngjarja duhet të tregohet.
Henri është një nga disa burra dhe gra që i mbijetuan Aushvicit.
Kampi i vdekjeve që nazistët ndërtuan në Poloninë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të quhet “një çarje në sipërfaqen e Tokës përmes së cilës mund të shihej ferri”.
Nëse e pyetni Henrin se si ai jetoi gjatë asaj kohe, përgjigjja e tij është e thjeshtë: “…Vendi në vetvete është vdekja”, i thotë ai BBC-së, 75 vjet pasi u lirua, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, ju nuk kishit një emër në kamp – vetëm një numër i tatuazhuar në parakrahun tuaj.
Dhe ka një moment kur Henri papritmas thekson numrin e tij – 177789 – në gjermanisht ashtu siç i kërkohej.
“Hundertsiebenundsiebzigtausendsiebenhundertneunundachtzig, Heil Hitler!”
Henri lindi në Bruksel nga prindër që kishin ikur nga antisemitizmi në Evropën Lindore për të ndërtuar një jetë të re në Perëndim.
Kur Gjermania naziste pushtoi Belgjikën, atyre nuk u mbeti askund ku të fshiheshin.
Në javën e parë të shtatorit 1942, ata u morën nga shtëpia e tyre në Rue Coenraets.
Ushtarët gjermanë që mbyllën rrugën në mes të natës shkuan nga ndërtesa në ndërtesë duke bërtitur: “Alle Juden raus!” (Të gjithë hebrenjtë jashtë!)
Është e vështirë të përcaktosh tani në ç’masë hebrenjtë e vendeve si Belgjika, Holanda dhe Franca e dinin fatin që i priste ata në Lindje, por Henri mund të kujtojë disa nga gratë hebreje në rrugën e tij duke u hedhur nga dritaret lart, duke vrarë veten si mënyrën e fundit të dëshpëruar për të shmangur “grumbullimin”.
Brenda një jave, familja ishte në një kolonë vagonësh bagëtish në një transport hekurudhor që shkonte për në lindje – së pari për në Gjermani dhe më pas, për fat të keq, për në Poloninë e okupuar.
Henri dhe babai i tij Josek u zbritën nga treni me burrat e tjerë në qytetin e vogël të Kosel.
Ata do të punonin si punëtorë skllevër, të destinuar të vriteshin në dhomat e gazit vetëm kur nuk ishin të nevojshëm për Rajhun e Tretë.
Gratë e familjes – nëna e Henrit, Chana, motrat e tij Bertha dhe Nicha dhe tezja e tij Esther – u morën në Aushvic, ku u futën në dhomat e gazit – menjëherë sapo arritën.
Fati i Kichkas tregon në mënyrë të përsosur qëllimin e dyfishtë të rrjetit të gjerë të kampeve të nazistëve që u përhapën në pjesën më të madhe të Evropës së okupuar.
Ishte detyra e shfarosjes së hebrenjve të Evropës – “Zgjidhja përfundimtare” e Hitlerit. Por ekzistonte edhe nevoja për të siguruar skllevër për fabrikat, minierat dhe hekurudhat në të cilat mbështetej ekonomia gjermane e luftës.
Është e vështirë të pyesësh Henrin të flasë për kampet – shkalla e vuajtjes ndjehet e madhe.
“Është kampi i përqendrimit i vetëm në historinë e botës ku vdiqën një milion njerëz”, thotë thjesht ai, përcjell Telegrafi.
“I vetmi, Aushvic. Ishte e tmerrshme dhe tani unë jam një nga të mbijetuarit e fundit”.
Bëhet fjalë për Aushvic – një kompleks i madh strukturash të ulëta, të ngjashme, të grupuara rreth një kazerme të vjetër.
Në ditën më të ngarkuar në vitin 1944, 24,000 hebrenj hungarezë u vranë dhe trupat e tyre u futën në zjarret e furrave të ndërtuara posaçërisht për këtë gjë.
Kur njësitë e para të zbulimit të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike arritën ndërsa ata i çuan nazistët përsëri në perëndim drejt Gjermanisë, ata gjetën Aushvicin pak a shumë të shkretë.
Rojet naziste kishin detyruar të burgosurit e uritur, nga “marshimet e vdekjes” në perëndim, drejt kampeve në Gjermani.
Në këtë pikë, Henri Kichka, një i ri 19 vjeç, peshonte vetëm 39 kg dhe sot e kësaj dite vuan nga plagët që pësoi nga marshimi i gjatë në këmbët e thyera dhe të përgjakura nëpër borën e janarit në Evropën Lindore.
“Unë isha i vdekur 90 për qind. Unë isha skelet. Unë isha në një sanatorium me muaj dhe në spital”.
Për vite të tëra pas luftës, Henri nuk foli kurrë për atë vuajtje sikur kujtesa e tij ishte e mposhtur nga errësira.
Ai u martua, hapi një dyqan me gruan e tij dhe ndërtoi një familje: katër fëmijë, nëntë nipër dhe 14 mbesa. Njeriu që e kishte mashtruar vdekjen, tërhoqi forcën nga krijimi i një jete të re.
Ai filloi të jepte leksione edhe në shkolla.
Gjashtëdhjetë vjet pasi mbaroi lufta, Henri publikoi një kujtim të jetës së tij në kampe, që do të thotë se zëri i tij do të dëgjohet akoma kur ai të mos jetë më.
Vajza e tij, Irene, e cila e ndihmoi atë me librin, thekson rëndësinë e dëgjimit të të mbijetuarve si Henri që jetuan nëpër kapitullin më të errët të historisë ndërsa ata rrëfejnë tregimet e tyre.
“Është e nevojshme të ketë libra, filma dhe dokumentarë. Sigurisht”, thotë ajo. “Por kur e dëgjoni atë nga buzët e dikujt dhe me zërin e tyre, ajo mbetet në kokën tuaj. Ju kurrë nuk e harroni”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova