LAJMI I FUNDIT:

Ultrazëri në javën e 36-të të shtatzënisë: Me kontrollin plotësues mund të pengoni prerjen urgjente cezariane

Ultrazëri në javën e 36-të të shtatzënisë: Me kontrollin plotësues mund të pengoni prerjen urgjente cezariane

Shtatzënave zakonisht u bëhet ultrazëri midis javës së 8-të dhe të 14-të, pas kësaj midis javës së 18-të dhe 21-të

Ekspertët thonë që ultrazëri plotësues në javën e 36-të të shtatzënisë mund të pengojë lindjen e fëmijës nëpërmjet komblikut, transmeton Telegrafi.


Këto bebe të cilat janë të kthyera në mënyrë të papërshtatshme në mitër zakonisht lindin me prerje urgjente cezariane, e cila paraqet rrezik të madh që nëna në lindje të ketë rrjedhje gjaku.

Ky ultratingull plotësues mund t’u ndihmojë mjekëve, të cilët do të dinë që beben ta rrotullojnë apo të planifikojnë prerjen cezariane.

Këta skanerë mund të bëhen shpejt gjatë vizitës së mjekut, apo edhe me ultrazë portativ. Kjo mund të jetë lehtësim për shumë nëna të cilat do të mësojnë se si është e vendosur bebja dhe që ajo mund të rrotullohet para lindjes.

– Mjekët mund t’i kursejnë nga stresi plotësues dhe prerja urgjente cezariane, ka thënë mjeku Alekasndros Moaraitis, bashkautor i hulumtimit në Universitetin e Cambridge.

Bebet të cilat janë të vendosura në komblik janë në rrezik që të mbërthehen në kanalin e lindjes kur të fillojë lindja dhe kështu të mbërthehen dhe të ngufaten.

Prerja urgjente cezariane është zgjidhja e vetme për të shpëtuar bebja, mirëpo edhe nëna së cilës i kanoset rreziku nga gjakrrjedhja. Madje 12 nga 179 bebe të vendosura në komblik mjekët arrijnë t’i rrotullojnë me shtypje të butë në stomakun e nënës.

Teknika e këtillë mund t’u ndihmojë gjysmës së shtatzënave dhe të lindin natyrshëm pa operacion urgjent. /Telegrafi/