Qyteti bregdetar i Ulqinit ka bërë të gjitha përgatitjet për të pritur turistët këtë verë, ku të gjithë ata që këtë sezon do t’i kalojnë pushimet në këtë vend do të kenë zbritje prej 20 për qind të çmimeve.
Plazhet e Ulqinit janë bërë gati edhe sa i përket respektimit të masave për mbrojtje nga infektimi me virusin COVID-19.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, në një intervistë për KosovaPress, thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur turistët nga Kosova.
Ai garanton se çmimet do të jenë më të volitshme dhe se siguria e turistëve do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.
“Ka një zbritje edhe komuna e Ulqinit, por edhe të gjitha ato subjektet turistike në Komunën e Ulqinit, duke filluar prej hoteleve, plazhisteve, prej të gjitha atyre zinxhirit të ekonomisë të Komunës së Ulqinit. Do të thotë ato kanë me e dhënë një zbritje e cila nuk është e vogël, përveç asaj ajo zbritje është edhe për parking. Ka me qenë për të gjithë vizitorët që e vizitojnë Komunën e Ulqinit 20 përqind më e lirë se vjet”, thotë ai.
Nrekiq tregon edhe për lirimet që kanë bërë për ata që kanë shtëpi private në Ulqin.
“Edhe ka disa oferta të tjera njerëzit të cilët janë prej Kosovës i kanë shtëpitë në Ulqin edhe për ata ka me qenë një pagesë e cila është simbolike, jo simbolike po pagesë kur e paguan tatimin në pasuritë e patundshme duhet me e pagua edhe taksën turistike. E ata janë liruar prej taksës turistike sivjet”, thotë ai.
Në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19, i pari i Ulqinit thotë se i kanë marrë të gjitha masat për të ofruar siguri për turistët.
Ai deklaron se në secilën plazh dhe restorant do të respektohet distanca sociale, me qëllim që turistët të jenë të sigurt.
“Siguria është qind për qind, gjatë pandemisë ne kemi punuar të gjithë që me e përgatit sezonin turistike sa më të mirë dhe gjithashtu që çdo turistë që të vije të jetë më i sigurt në Ulqin. Disa masa të cilat duhet me u respektua, do të thotë distanca sociale, distanca në plazh prej çadrës në çadër 4 metër, restorantet 2 metër njëra prej tjetrës tavolinë”, deklaroi ai.
Sa i përket dyshimeve se në Mal të Zi nuk janë duke u raportuar rastet me COVID-19 me qëllim që të tërheqin turistët, Nrekiq thotë se kjo nuk është e vërtetë.
“Nuk ka asnjë rast sepse ka kaluar ajo koha e inkubacionit ku nuk ka pasur asnjë rast, do të thotë asnjë rast të ri nuk është në Komunën e Ulqinit, as në Mal të Zi. Do të thotë tash e 30 ditë nuk ka asnjë të infektuar, vetëm një i importuar ka qenë një rast që ka ardhur nga Bosnja dhe ai është i izoluar dhe nuk ka pasur kontakt me askënd…150 përqind, do të thotë siguria e plotë”, thotë ai.
I pari i Ulqinit potencon se edhe të gjitha hotelet i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’ju ofruar siguri turistëve që do të kalojnë pushimet tek ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker