LAJMI I FUNDIT:

Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe presidentja e kryetari i Kuvendit

Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe presidentja e kryetari i Kuvendit

Koeficienti i ri i pagave ka shkaktuar ndryshime të mëdha në disa sektorë publik. Ulja më drastike është ajo e pagës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese që nga 4 mijë e 26 euro, me ligjin e ri do të marrë 1 mijë e 837 euro. Ndërsa, rritje të pagave parashihet për kryeministrin, sistemin e arsimit, shëndetësinë, Policinë dhe FSK-në.

Koeficienti i pagave në sektorin publik në disa kategori ka sjell gëzim, e në shumë të tjera është pritur me dëshpërim.

Paga e re mund ta ketë lumturuar kryeministrin Albin Kurti, që do të ketë një rritje prej 408 eurove.

Ndryshe nga i pari i qeverisë, ulje të pagës kanë pësuar Presidentja dhe kryeparlamentari.

Presidentja Vjosa Osmani nga 2743 euro, me ligjin e ri do të marrë 1722 euro, kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga 2040 euro do të marrë 1785 euro.

Megjithatë, Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit, nuk janë pozitat të cilat pësuan uljen më të madhe të pagave.

Një ndryshim të jashtëzakonshëm ka pësuar paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, e cila është zvogëluar për mbi 2 mijë euro.

SBASHK-u pajtohet me vlerën e koeficientit: Nuk e kemi ndërmend të ankohemi te Avokati i Popullit
Lexo po ashtu SBASHK-u pajtohet me vlerën e koeficientit: Nuk e kemi ndërmend të ankohemi te Avokati i Popullit

Nga 4 mijë e 26 euro, paga në këtë pozitë është ulur në 1837.5 euro.

Ulje të ndjeshme të pagave pësuan edhe hallkat e tjera të sistemit gjyqësor.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor nga 3 mijë e 98 euro, do të marrë 1 mijë e 731 euro, kurse një gjyqtar në Gjykatën Themelore nga 1 mijë e 911 euro, do të marrë 1 mijë e 260 euro.

E një prokuror, nga 2 mijë e 441 euro, pritet të paguhet nga 1260 euro deri në 1344 euro.

Pakënaqësi me vlerën e koeficientit - paralajmërohen veprime sindikale
Lexo po ashtu Pakënaqësi me vlerën e koeficientit - paralajmërohen veprime sindikale

Me këtë koeficient shumë  punëtorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) do t’i marrin rrogat për 300 euro më pak se sa i kanë aktualisht.

Nga ky vendim janë dëmtuar drejtorët e divizioneve, drejtorë e drejtorive të ATK-së dhe disa të tjerë.

Pavarësisht rritjes së pagave disa sektorë janë shprehur të zhgënjyer.

Përfaqësues të sektorit të shëndetësisë kanë paralajmëruar mundësinë e shprehjes së revoltës.

​Koeficienti prej 105 euro i pa pranueshëm edhe për zjarrfikësit
Lexo po ashtu ​Koeficienti prej 105 euro i pa pranueshëm edhe për zjarrfikësit

E zhgënjyer me vlerën e koeficientit u shpreh edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kosovës (SBASHK) thanë se paga që del me vlerën e re të koeficientit, nuk i plotëson as pritjet, as nevojat e punonjësve të arsimit, por nuk do të ankohen.