Ulet tatimi për ushqimin dhe pijet që shërbehen në objektet hotelierike në Maqedoni
Ushqimi dhe pijet që shërbehen në restorante dhe kafene nga 1 janari do të kenë tatim me normë të re prej 10 për qind, me përjashtim të pijeve alkoolike. Gastronomët reagojnë se në vend të një norme tatimore, tani kanë tri norma, edhe atë 18 për qind për pije alkoolike, 10 për qind për ketering dhe ushqimin që e shërbejnë në restorante, dhe 5 për qind tatim për shpërndarjen e ushqimit. Sipas Odës së Pavarur të Hotelierëve, kjo do të shkaktojë keqpërdorime nga hotelierët që shërbejnë ushqim, por që kanë edhe mundësinë e shpërndarjes, me çka kërkojnë ndryshime në zgjidhjen ligjore.
“Gastronomët të cilët krahas dorëzimit të ushqimit në vendin e ngjarjes dhe shërbimeve ketering do të duan të vazhdojnë të punojnë me dërgesën e ushqimit dhe zbatim të normës së volitshme tatimore prej 5 për qind do të duhet të regjistrojnë filiale të veçanta në objektet e tyre me aparate të posaçme fiskale në mënyrë që të evitohet mundësia për manipulim dhe keqpërdorimi i serishëm i së drejtës së shfrytëzimit dhe interpretimit të politikës tatimore edhe nga ana e hotelierëve edhe nga ana e inspektorëve tatimorë”, thonë nga Oda e Pavarur e Gastronomëve.
Për drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska ka hapësirë për bashkëpunim me hotelierët meqë ky sektor është ndër më të prekurit gjatë krizës.
“Ky është një lloj fillimi i realizimit të kësaj pjese të programit të Qeverisë dhe gjithsesi se me bashkëpunim të vazhdueshëm me palët e interesuara, ndërsa duke marrë parasysh faktin se vetë hotelierët janë më së shumti të ngarkuar dhe në shënjestër nga kjo krizë e koronës në të ardhmen ne do të detektojmë nevojat dhe problemet tjera të tyre”, u shpreh Sanja Lukarevska- drejtoreshë e DAP.
Ulja e Tatimit të Vlerës së Shtuar nga 18 në 10 për qind për shërbimet e restoranteve ishte premtim parazgjedhor i kësaj Qeverie. Përveç kësaj, mbeten premtimet për vendosjen e tatimit të luksit, rivendosje e tatimit progresiv tashmë të anuluar, por vetëm nëse merr dritën jeshile nga opinioni, si dhe premtimi për uljen e tatimit personal të industrisë IT./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin
Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre