LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni

Ulet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni

Numri i të prekurve nga gripi po shënon rënie drastike, pasi të dhënat e fundit të Institutit për Shëndet Publik tregojnë se javën e kaluar janë paraqitur 563 raste të gripit, ndërsa në javën e fundit të dhjetorit, ishin paraqitur rreth 9,500 persona me simptoma të kësaj sëmundje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo nuk do të thotë që sezoni i gripit ka kaluar. Megjithatë, jemi në javën e pestë të sezonit, sezoni i gripit zgjat deri më javën e 20, diku deri në fund të prillit. Ne nuk mund të përjashtojmë një valë të re të rritjes së numrit të të prekurve nga gripi”, deklaroi për Alsat-M, Gordana Kuzmanovska epidemiologe.


Për dallim nga sezonet e mëparshme, gripi filloi disa javë më herët dhe derisa në të kaluarën në këtë periudhë sëmundja merrte hov të madh, këtë vit ka shënuar një rënie drastike./Telegrafi/