LAJMI I FUNDIT:

Ulen shpenzimet e anëtarëve të Qeverisë së Maqedonisë për 26 përqind

Ulen shpenzimet e anëtarëve të Qeverisë së Maqedonisë për 26 përqind

Qeveria ka publikuar raportin e fundit gjashtëmujor për shpenzimet e zyrtarëve në kabinetin aktual. Qëllimi i kësaj ‘alatke’, siç thanë nga zyra e shtypit të qeverisë, është të monitorojë shpenzimet dhe performancën e mbajtësve të zyrave publike dhe të imponojë dhe promovojë vlerat që mbron me forcë kjo qeveri, përkatësisht: kursimin e parave të qytetarëve dhe punë me përgjegjësi, si dhe transparenca dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Sipas të dhënave të monitorimit duke përdorur ‘alatkën’ e përgjegjshmërisë dhe transparencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ciklin e katërt të qeverisjes së saj, pra në periudhën nga dhjetori 2018 deri në maj 2019, uli kostot totale prej 26%, krahasuar me ciklin e parë të monitorimit që përfshin periudhën nga qershori deri në fund të nëntorit 2017.


Ky raport i referohet shpenzimeve personale të Kryeministrit, zv. Kryeministrave, Ministrave, zv. Ministrave, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrive dhe Sekretarëve të Shtetit të Ministrive për periudhën dhjetor 2018 – maj 2019, ndërsa regjistron shpenzime gjithsej në këtë cikël monitorimi prej 16.184.264 denarë, ndryshe nga cikli i parë i monitorimit, menjëherë pas marrjes së detyrës së qeverisë në fuqi, kur janë regjistruar shpenzime në vlerë 21.876.430 denarë.

Rënia e shpenzimeve personale të zyrtarëve publikë, të mbuluar nga ky monitorim, është e vazhdueshme, duke marrë parasysh të dhënat për kostot e totale për periudhën e parafytyruar nga qershori deri në nëntor 2018, kur ato arritën në 18.259.116 denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori