Ukrainasit pretendojnë se kanë zënë rob nënkolonelin rus, barte brekë dhe çorape të ushtrisë ukrainase

Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se sot gjatë luftimeve, kanë arritur ta zënë rob një oficer të ushtrisë ruse.
Në kumtesën e publikuar në Twitter, forcat e armatosura të Ukrainës, kanë njoftuar se bëhet fjalë për një nënkolonel të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.
Madje në njoftim është publikuar edhe fotografia e ushtarakut rus të zënë rob, ku shihet edhe libreza e tij ushtarake.
Në përshkrimin e fotografisë kanë dhënë një detaj interesant sa i përket pajisjeve dhe rrobat që i kishte veshur nënkoloneli rus.
“Nënkoloneli rus i zënë rob: barte brekë dhe çorape të forcave të armatosura të Ukrainës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe ushtria ukrainase pretendon se është shumë efikase në eliminimin e zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë.
Sipas të dhënave të tyre, nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, janë vrarë pesë gjeneralë rusë si dhe zëvendëskomandanti i flotës ruse. /Telegrafi/
https://twitter.com/ArmedForcesUkr/status/1506190971679162369?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1506190971679162369%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fukrajinci-tvrde-da-su-zarobili-ruskog-potpukovnika-nosio-je-gace-i-carape-nase-vojske%2F220322037

















































