LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar një bombardues rus në afërsi të Bakhmutit

Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar një bombardues rus në afërsi të Bakhmutit

Mbrojtja kundërajrore e ushtrisë ukrainase ka arritur të rrëzojë një bombardues rus Su-24 në afërsi të qytetit Bakhmut në lindje të vendit.

Kështu të paktën pretendojnë nga ministria ukrainase e Mbrojtjes. Sipas tyre kjo fluturake u shkatërruar të martën rreth orëve të para të pasdites, transmeton Telegrafi.

Ky lajm vjen në kohën kur zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha se vendi i saj do ta mbrojë Bakhmutin për aq sa të jetë e nevojshme.


Ministria e Jashtme e Rusisë shpërndau një video të rrejshme për “ushtarët ukrainas”, e shlyen pasi u zbulua e vërteta
Lexo po ashtu Ministria e Jashtme e Rusisë shpërndau një video të rrejshme për “ushtarët ukrainas”, e shlyen pasi u zbulua e vërteta

Ajo këto komente i bëri derisa po flitet për betejën e ashpër që po e zhvillojnë të dy palët, dhe dëshirën për ta marrë nën kontroll.

“Po mbrojmë Bakhmutin me këmbëngulësi. Përdorimi i forcës nënkupton që për asnjë moment nuk do t’ia lëmë rusëve Bakhmutin”, tha Maliar në Telegram.

“Beteja për Bakhmutin nuk është apokalips. Është një faqe tjetër e historisë heroike të popullit tonë në luftën kundër Federatës Ruse”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kalo në kategori